• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Reflekton” Nishani: Duhet një qeveri “Anti-mafje”, “minat e Bashës” premtuese. Kemi harruar…
Home
Shqipëri

“Reflekton” Nishani: Duhet një qeveri “Anti-mafje”, “minat e Bashës” premtuese. Kemi harruar…

30 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Bujar Nishani herë pas here, ndez kompiuterin, vendos syzet dhe bën ndonjë shkrim për t’u hapur sytë shqiptarëve.

Edhe sot ai ka bërë një të tillë ku sulmon procesin e vettingut pasi sipas tij ka degraduar.

Ndër të tjera, ish-presidenti sugjeron që të krijohet një qeveri “Anti-mafje”, pasi sipas tij gjatë mandatit të Ramës dolën probleme në varfëri, infrastukturë, drejtësi, fshatra, etj.

Ai garanton shqiptarët se kërcenimi me “mina” i kryedemokratit Lulzim Basha është premtim shpresëdhënës.

Më poshtë reagimi i plotë:

“Të dashur miq, që në krye të herës dua të theksoj se Vetimi si parim është një parim shumë i rëndësishëm dhe i domozdoshëm në verifikimin e marrdhënieve të individit me botën financiare, kur dyshime të arsyeshme tregojnë për abuzime me kodet, rregullat dhe ligjet tona të përbashkëta.
Por ky parim ka fondamental standardin.

Standardi i dyfishtë është jo vetëm shkatërrimtar për produktin e synuar prej vetimit por për më keq e kthen atë vetë nga një antidotë në një monstër mutand.

Prej kohësh si shoqëri jemi turrur që të gjithë tek zhurma, drama, komedia, proçesi, debati, i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Jemi turrur tek vetingu duke harruar qindra probleme të mëdha që po e gërryejnë dhe po e zhbëjnë çdo ditë këtë vend e këtë shtet.
Kemi harruar varfërinë, prapambetjen civile e kulturore, mungesën e shërbimit mjekësor, punësimin, bujqësinë, rrugët, pastërtinë, ambjentin, territorin e shumëçka që njeriun e bën ose e zhbën.

Megjitjatë le të mbetemi edhe në këtë bashkëbisedim tek Vetingu i cili për hir të së vërtetës kishte një pritshmëri të lartë nga publiku.
Tashmë që janë evidentuar një sërë vendimesh të këtij proçesi njolla të rënda korruptimi dhe degradimi të tij kanë nisur të evidentohen.
Arsyeja kryesore, pikërisht ai element që e minon parimin e vetimit, “standardi i dyfishtë”.
Për fat të keq deformimi i parimeve nisi që me ndryshimet kushtetuese që ishin të standardeve të dyfishta.
Me të drejtë qytetarët ishin të fustruar dhe ngarkuar me korrupsionin në sistemin e drejtësisë.
Gjithmonë kam shprehur dhe mbajtur qëndrimin se në sistemin tonë të drejtësisë përtej të pa aftëve dhe të korruptuarve ka jo pak prokurorë e gjyqtarë profesionistë dhe me integritet që duan padyshim mbështetje, garanci dhe trajtim dinjitoz.
Por duke e lënë pak më një anë këtë punën e gjyqtarëve dhe ti referohemi atyre ndërhyrjeve në Kushtetutë.
Nëse do pyesnim : A janë të korruptuar politikanët ?

Dihet fare qartë përgjigja. Por nuk pati ndonjë ndërhyrje në Kushtetutë për vetim “ekstra” të pasurive të tyre.
Nuk dua të zgjatem tek çështja e politikanëve se meriton trajtim veçmas.
Po i referohem vetëm dy fushave të tjera që janë po aq të ndjeshme në jetën e përditëshme të qytetarëve.
A ka korrupsion në shërbimin shëndetësor ?
A ka mjek që nuk qasen tek pacienti pa futur në xhep “zarfin”. Pa diskutim, sa të duash.
A janë të gjithë të tillë ? Absolutisht jo !

Po çfarë do bëjmë, të shkruajmë në Kushtetutë që të nis vetingu për të gjithë mjekët dhe ata që mund të jenë krejt korrekt dhe dinjitoz por që nuk i kanë faturat e pagave që kanë marrë nga puna ekstra në orët e pasdites në klinika private, të hiqen nga puna e të përjashtohen nga sistemi ?
Puna “ekstra” ka qënë e ligjëshme.
Mekanizmi transparencës së shtetit nuk ka qenë egzistent.
A ka pedagog në universitetet tona që notën për studentët e kanë shndërruar në pincetë për të tërhequr llokmën nga xhepi i student?ve ? Sa të duash?

A janë të gjithë të tillë ? Absolutisht jo !
Çfar duhet të bëjmë ne ? Të shkruajmë në Kushtetutë veting për të gjithë pedagogët dhe ata që gjithë jetën e tyre kanë jetuar me punën dhe dinjitetin e tyre por që nuk kanë fatura pagesash të studimeve, shkrimeve, përkthimeve të bëra ndër vite ti pushojmë nga puna e ti largojmë nga sistemi ?
Ndaj sjellja dy standardëshe me Kushtetutën e vendit ishte pikënisja e nonsensit.
Kushtetuta nuk ndryshon më ndaj duhet parë gjetiu korrigjimi.

Ligjet që pasuan, e veçanërisht ai i vetingut e tradhëtuan më së pari konsensusin kushtetues dhe me njëanëshmërinë e tyre tradhëtuan pritshmëritë e shqiptarëve dhe sollën mutacionin e parimit.
Nuk kishte si ndodhte ndryshe përderisa parimin na e bën dhe e shet ministri i brendshëm, v?llai i të cilit jo thjesht i dyshuar por i dënuar si trafikant ndërkombëtar kokaine.

Ndërsa gjyqtari linçohet dhe shkarkohet pse nipi qënka kapur duke pirë një cigare hashashi !!!
Kur teatrin e luan dhe e shet kryetari i Tiranës që si ministër bënte dasma nëpër kështjellat e Shqipërisë dhe pa pikë skrupulli thoshte se shpenzimet i mbuloi mamaja me kursimen e rrogës.
Ndërsa prokurori shkarkohet se prindërve të tij nuk i justifikohej një papafingo shtesë tek shtëpia e kohës së komunizmit.
Po kursimet e mamasë së kryebashkiakut a do vetohen ?

Natyrisht që jo, derisa të jetë në skenë loja e teatrit që nisi me betonizimin e parkut të liqenit gjoja për “kënd lojrash për fëmijët” por me qëllimin e vetëm për të maskuar shëmbjen dhe zhdukjen e të vetmit kënd lojrash për fëmijët që kishte kryeqyteti.
“7 xhuxhat” u zhdukën për kullën gjigande të oligarkëve të pangopur me hapsirat e shqiptar?ve.
Premtimi i liderit të opozitës se “minat do ti vihen çdo kulle korrupsioni nëse minohet Teatri Kombëtar i Shqipërisë” duket jo vetëm premtim shpresëdhënës për drejtësi por urojmë të jetë një nga kolonat e qeverisjes së ardhëshme të opozit?s së sotëshme që gjithsesi duket se më së shumti duhet të jetë një Qeveri Antimafia.

Kjo linjë dhe ky model politik i njëanshmërisë edhe në ligjin partiak të vetingut do sillte pikërisht këto afera korruptive dhe degradimi të proçesit që në nisje të tij.
Opozita ka denoncuar shumë raste.
Më i fundit ai i gjyqtarit Dvorani.
Ndaj këtij gjyqtari opozita ka drejtuar disa pyetje për lidhje të tij me individë të inkriminuar.
Unë nuk e di përgjigjen e këtyre pyetjeve. Shpresojmë ti dëgjojmë.

Ajo që dimë të gjithë ne, botërisht, është fakti se gjykata konstatoi se mandati i tij në Gjykatën e Lartë kishte mbaruar e ai duhej larguar nga zyra.
Por ky vendim u mbaj i bllokuar, i pa publikuar në Fletoren Zyrtare deri sa u kaluan, zbardhën e u botuan ndryshimet kushtetuese.
Qesharake (përveçëse korruptive) si sjellje e atyre që e bënë.

Por ne e dimë që kjo ndodhi.

Gjyqtari Dvorani e di që kjo ndodhi.
Vetingasit e dinë atë që ndodhi.
Duan të na bindin se ka moralitet dhe integritet në këtë gjiriz, tani !
Me këtë korruptim dhe degradim që po i bëhet proçesit të vetingut me standardet e dyfishta, po i shkaktohet një dëm i pallogaritshëm tërë sistemit.
Katrahura ka një dhe vetëm një arsye madhore.

Arsye politike. Në Shqiperi dhe jashtë Shqipërisë.
Ky është në të vërtetë, teatri i kalbur, që me themele, mure e Çati !” nënvizon Bujar Nishani

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOHET APARTAMENTI NË GOLEM/ Si u bë SHKAK një shkëndijë elektrike. Banorët...
Previous article Ferrari nis pushimet me premtim: Pas një muaji, “kokëkuqja” do të fluturojë

k.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT