“Facebook” nuk bën dot dallimin mes artit dhe pornografisë. Kjo është ankesa e një grupi muzesh dhe institucionesh kulturore në Belgjikë, të cilët me anë të një letre drejtuar themeluesit të rrjetit social, kanë protestuar për censurimin e nudove të Rubensit.
Pikturat janë trajtuar nga “Facebook” si foto, duke u filtruar në bazë të rregullave që përcaktojnë publikimin e materialeve për të rritur.
Të dielën e kaluar, zyra belge e turizmit ideoi një protestë ironike, që bazohej në shpërndarjen në internet të një videoje, me anë të së cilës u thuhet vizitorëve të House of Rubens në Anversë, të largohet nga pikturat e tij për “t’u mbrojtur nga lakuriqësia”.
“Ju i konsideroni të papërshtatshme, por për ne nuk janë ashtu. Mund të kishim bërë shaka e ta harronim këtë histori, por kjo censurë ua bën të vështirë punën atyre që duan të zbulojnë veprat e mjeshtrave flemingë. Fatkeqësisht promovimi i trashëgimisë tonë unike kulturore aktualisht nuk është i mundur në rrjetin social më popullor”, thuhet në letër.


