Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka kthyer mbrapsht kërkesat e pushtetit që të bëhen të gjithë bashkë për të dialoguar me Serbinë.
Sipas Kurtit nuk duhet që partitë politike të bëhen bashkë që të shkojnë dhe të ulën në tavolinë me Serbinë, me kushte të saj.
Lideri i VV’së thotë se fillimisht duhet të behën bashkë i gjithë spektri politik dhe Serbisë t’i dërgohet një listë e borxheve që ia ka Kosovës, e më pas të dialogohet me të, transmeton Gazeta Express.
Tutje Kurti ka thënë sot ne Kuvend se dialogu me Serbinë nuk po bëhet për të fituar një ulëse në Kombet e Bashkuara, por po bëhet sepse, sipas tij, Serbisë i duhet pajtimi me Kosovën për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.
“Dialogu nuk po bëhet për të marrë një ulëse në OKB, sepse ajo varet nga Rusia dhe nuk e kanë në dorë serbët, por po bëhet që Serbia të integrohet në BE sepse këtë e kemi ne në dorë”, ka thënë Kurti.


