• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Paradoksi/ Si akuzonte Ramën për para të padeklaruara, kryetari i miliona dollarëve të fshehur nga KQZ
Home
Shqipëri

Paradoksi/ Si akuzonte Ramën për para të padeklaruara, kryetari i miliona dollarëve të fshehur nga KQZ

24 November, 2017 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në opinionin publik janë ende të freskëta thirrjet e Lulzim Bashës se zgjedhjet e Qershorit të 2017 u blenë me para të pisëta.

Aq shumë i përsëriste Lulzim Basha akuzat e tij se Shqipëria po kthehej në lavatriçe të parave, origjina e të cilave nuk dihej, sa është vështirë të mos i kujtosh, sot që Bashës i plasi fishekzjarri i parave të pisëta në dorë.

Agjencia investigative BIRN Albania zbuloi shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për peridhën mars- qershor kapin që kapin e vlerën e 825 mijë USD.

Shifra në fjalë është më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ për shpenzimet elektorale.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Basha, ai që vinte gishtin mbi Ramën nga çadra e protestës se me para të padeklaruara po blinte zyrtarët e huaj, rezulton po i njëjti që ka mashtruar KQZ, ka shkelur ligjin dhe blerë mbështetjen e të “huajve” me para që nuk i dihet origjina.

Ishte Basha ai që deklaronte se Rama harxhoi miliona dollarë për tu lavdëruar në mediat e huaja dhe po Basha, që sipas të dhënave të BIRN, përmes kompanisë lobuese bleu një intervistë në portalin e “Breitbart News”.

Ishte po Basha ai që çirrej nga çadra me bindjen se heshtja e Ramës, ishte shenjë e inkriminimit dhe po Basha, ai që prej dy ditësh hesht para fakteve të BIRN.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE: Opozita dëshiron të duket, sikur po udhëheq prokurorinë!
Previous article Rinovimi i Messit? Ja si përgjigjet Guardiola

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT