Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku 27 vjeçari ka përplasur me makinë të miturin 13 vjeç.
Fatmirësisht, 13 vjeçari me inicialet O.GJ ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Më datë 28.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.D, 27 vjeç, banues në Kodër-Vorë, pasi në Kodër-Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar shtetasin O.Gj, 13 vjeç, banues në Vorë, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.


