• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FUCK TRUMP”/ Të gjithë ata që shprehën antipatinë ndaj presidentit amerikan, nga Robert De Niro tek Eminem
Home
Nderkombetare

“FUCK TRUMP”/ Të gjithë ata që shprehën antipatinë ndaj presidentit amerikan, nga Robert De Niro tek Eminem

29 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump prodhon lajme dhe kjo është e vërtetuar. Politikat zero-tolerancë, akuzat per sulme seksuale dhe deklaratat raciste kanë bërë që në Amerikë shpeshëherë artistë nga fusha të ndryshme të shprehin antipatine ndaj presidenti duke kaluar edhe në fyerje.
“Fuck Trump”, ka qenë shprehja më e përdorur për të nxjerrë në pah “urrejtjen” ndaj Trump. Disa nga reagimet po ja u përcjellim si më poshtë:

Antipatia e Robert De Niro-s  për Donald Trump është e njohur, pasi aktori i famshëm hollivudian ka shprehur shumë herë përbuzjen e tij për presidentit amerikan dhe çfarë ai përfaqëson.

De Niro nuk hezitoi të qëndrojë në skenë përpara mijëra njerëzve dhe të  tregojë se çfarë mendon në të vërtetë për Trump.

Fjalia e parë që doli nga goja e 74-vjeçarit, kur ai hyri në skenë ishte:

“Dua t’ju them një gjë. Trump, shko qi…u”(Fuck Trump).” CBS u kujdes të censuruojë aktorin duke i mbyllur mikrofonin në sekuencat e papërshtatshme. Megjithatë, disa video me hyrjen e pacensuruar të aktorit u shfaqën në internet.

Donald Trump, mori mandatin 4 vjeçar në Shtëpinë e Bardhë në Nëntor të viti të kaluar, mes premtimeve se do e ndërtojë edhe një mur në mes SHBA-së e Meksikës, për t’i ndaluar emigrantët ilegalë të hyjnë në tokën e tij.
Por është reperi i famshëm Amerikan, Eminem, ndër të parët që i kanë kushtuar atij ca rreshta pikantë në një këngë “hip-hop”. Ai ka kënduar një këngë të stilit “free style”, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BET Awards, duke e quajtur Trumpin një gjysh racist dhe mos-respektues të ushtrisë.

Ai këndon: “Më mirë mbështesim Obamën/ pasi ai që është në zyrë tani/ një kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor”.

Ndër ata që reaguan, ndoshta më ashpër ishte edhe reperi Snoop Dogg që përmes një videoje satirike gjuante me armë një “klloun Trump”.

Gjatë një fjalimi në një organizim për të drejat e grave, Madonna tha: “le të p**dhet Donal Trump”, ai nuk na përfaqëson dot”.

“Askush nuk mund të lëvdojë një gomar, çojini ato foshnjat në familjet e tyre”, shkruan reperi TI.


/AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI I DITËS/ Vlora "PERLA" e jugut. Vetëm DY orë larg Tiranës, qyteti ku gjithçka duket...
Previous article Armina ndan me të gjithë RUTINËN e së dielës: Që kur isha 13 vjeç, babi më... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë Botë

AEROPORTI I STAMBOLLIT VENDOS REKORDIN E RI/ Regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT