Si çdo ditë tashmë në traditën e rubrikës së ALPENews.al, “Summer 2018” redaksia jonë përzgjedh nga një destinacion turistik të cilin ju mund ta vizitoni nëpërmjet guidës që ne bashkangjisim këtyre artikujve.
Është një gjë e re, inovatore dhe aspak e kushtueshme.
ALPENews.al tashmë ka ardhur edhe në verisionin aplikacion (ku mund ta shkarkoni lehtësisht në telefonat tuaj celularë).
Por le të vijmë sërish tek tema e destinacioneve. Sot është zgjedhur qyteti i Vlorës.
Vlora mbart në vetvete një bukuri që kur ia përmend emrin. Valona e ilirëve ka qenë një prej portave më të rëndësishme hyrëse që prej periudhës së shkëmbimeve tregtare. Qytetasit ishin të kamur në pasuritë te tyre, ndërsa zejtarët kanë lënë gjurmë në degë si poçari, këpucari, dhe zejet e tjera artizanale. E pozicionuar në një nga skajet jugorë të vendit, Vlora ka një det fantastik për plazh, apo sporte aventureske ujore. Flora dhe Fauna është një prej gjërave që shpeshherë e rendit këtë vend si një botë më vete ujore. Veç kësaj ushqimi tradicional, shërbimi i mirë hotelerik janë disa prej “aseve” të tjera “nën mëngë” që ka qyteti bregdetar i Vlorës.
ALPENews.al ju fton të shijoni disa prej pamjeve më të bukura në Vlorë (që edhe mund ti vizitoni më nga afër).
POR ÇFARË TË VIZITOSH NË VLORË?
Muzeu Etnografik
Muzeu Historik
Muzeu e Pavarësisë
Xhamia e Maurdies
Kalaja e Kaninës (cila besohet se është ndërtuar në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit)
Apollonia
përfaqëson një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Objekti më interesant për tu parë është muri i madhështor i Agonothetes, shekulli i II para lindjes së Krishtit.
Manastiri i Pojanit
i cili nuk ndodhet shumë larg nga qyteti antik i Apollonisë dhe është i famshëm për kishën e bukur të Shën Mërise. Ky është një manastir antik dhe është rindërtuar nga perandori bizantin Andronicus Palaeologus i dytë.
Xhamia e Maurdies
një xhami me stil sulltani me një kupolë të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të XVI.
Orikumi
është një qytet antik i cili ka qënë një qëndër urbane e civilizuar dhe ka disa rrënoja arkeologjike si: një pjesë e një orkestre, një teatër i vogël i cili mendohet se mbante 400 spektator, gjurmë të rrënojave të mureve dhe rrugëve të cilat janë të dukshme edhe pse ndodhen poshtë ujit të një lagune, dhe kisha e Marmiroit.
Kalaja e Ali Pashës – Porto Palermo
është një kala e vogël e cila ndodhet në një gadishull në gjirin e Porto Palermos. Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për nder të gruas së tij Vasiliqisë.
Kisha e Shën Stefanit, Manastir, Kisha e Panajia (Dhërmi)
Fshati i Dhërmiut daton të paktën deri në shekullin e parë para lindjes së Krishtit. Fashti ka patur 31 kisha. Ikonat e kishës së Shën Stefanit janë pikturuar në shekullin e XVIII. Kisha është një vend pelegrinazhi dhe në mes të gushtit ritet fetare performohen në ditën e Shën Marisë.
Mes Tiranës dhe Vlorës është rrethi i Fierit, i cili ka vende të ndryshme historike të një interesi të madh. Vendet më të rëndësishme janë:
Muzeu Historik i Fierit
Vendi arkeologjik i Bylisit në fshatin Hekal
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.














