• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Nesër përballë KPK-së gjyqtarja e Tiranës. Ja SKEDA e pasurisë së Brunilda Kadit
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Nesër përballë KPK-së gjyqtarja e Tiranës. Ja SKEDA e pasurisë së Brunilda Kadit

29 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Brunilda Kadi është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Tiranës ndërsa ka punuar më herët gjyqtare në Gjykatën e Fierit dhe atë të Elbasanit. Ajo do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimeve të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Ajo është pjesë e listës me prioritet në kohë të procesit të vetingut për shkak se kandidon për postin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kadi është anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nga viti 2015 si dhe eksperte pranë shkollës së Magjistraturës që nga viti 2008. Ajo ka dhënë leksione pranë disa universiteteve private në Fier dhe Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brunilda Kadi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Brunilda Kadi zotëronte një pasuri familjare në vlerën e 2.2 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare ishte 14.2 milionë lekë ose 6.5 herë më e lartë se sa ishte në deklarimin e parë. Rritja mesatare bruto e pasurisë ishte 858 mijë lekë në vit.

Pasuria familjare e Zonjës Kadi ndahet në 7.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 4.3 milionë lekë likuiditete në bankë dhe afro 1.1 milionë lekë likuiditete në kesh.

Familja ka marrë një kredi bankare me vlerë 85 mijë euro për të blerë një apartament në periferi të Tiranës si dhe për të shlyer një kredi të mëparshme të marrë për mobilim shtëpie.

Për periudhën deklaruese 2003-2017 familja e gjyqtares Kadi ka pasur të ardhura totale të deklaruara prej 52 milionë lekësh, nga të cilat të ardhurat kryesore janë: 13 milionë janë nga paga e gjyqtares, 12.7 milionë nga paga e bashkëshortit, 20 milionë nga të ardhurat nga puna dhe biznesi i bashkëshortit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bashkëshorti i Kadit ka punuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2009 në punë të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative.

BIRN identifikoi megjithatë një “flamur të kuq” në këtë analizë, që lidhet me shitjen e një automjeti në pronësi të bashkëshortit në vitin 2007, të padeklaruar më parë. Makina është shitur për shumën 330 mijë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tuneli 44 milionë dollarësh që “s’të çon askund”
Previous article Në këtë fshat të Shqipërisë, nusja zbret me helikopter (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT