• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“IN MEMORIAM ADEM DEMAÇI”/ Reagimet nga politika shqiptare dhe kosovare: Nga Rama tek…
Home
Rajon

“IN MEMORIAM ADEM DEMAÇI”/ Reagimet nga politika shqiptare dhe kosovare: Nga Rama tek…

28 July, 2018 k.autor Rajon

Pas lajmit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare të Kosovës Adem Demaçi, figurat më të larta nga politika shqiptare dhe ajo kosovare kanë reaguar duke shprehur ngushëllime familjes Demaçi dhe konsiderat më të larta për “Mandelën e Ballkanit”.

Kush ishte Adem Demaci:

Adem Demaci lindi në vitin 1936. Ai u burgos tri herë – në vitin 1958, për tre vjet, në vitin 1964 për dhjetë vjet dhe nga viti 1975 deri më 1990. Pas lirimit nga burgu në vitin 1990 ai drejtoi për një kohë Këshillin për të Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Nga vitit 1991 deri në vitin 1993 ishte kryeredaktor i revistës “Zëri” në Prishtinë. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”. Gjatë periudhës 1998/1999, ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ai u angazhua për respektimin e të drejtave të pakicave joshqiptare në Kosovë dhe për përmirësimin e gjendjes së tyre. Demaçi nga shqiptarët vlerësohej si simbol i rezistencës kombëtare. Në vitin 2010, ai u dekorua me Urdhrin “Hero i Kosovës”. Për një periudhë Adem Demaçi drejtoi edhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007) dhe është autor i disa librave, njëri prej të cilëve “Gjarpijt e Gjakut” qe i ndaluar nga regjimi jugosllav.

Reagimet:
Ndër të parët që reaguan mbi ndarjen e hidhur nga jeta të Adem Demaçit ishte Presidenti Ilir Meta.

“Lamtumirë Baca Adem Demaçi!Jeta jote ishte luftë dhe ti këtë luftë e fitove! Prehu në paqen e përjetshme heroi ynë”, shkruan Meta.

Kryeministri Rama ka shprehur konsideratat më të larat për “njeriun e rrallë”, siç e quan ai.

“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë…” , shkruan kryeministri.

Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi, ish-kryeministri, Sali Berisha, i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi dhe shqiptarëve.

“Dielli perendoi pergjithmone per Adem Demaçin! Te dashur miq, sot kombi yne eshte ne dhimbje dhe zi”.

Kreu i PD Lulzim Basha shrruan: “Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.  Sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare”.

Kryetarja e LSi ,Monika Kryemadhi shkruan: Më trishtoi e mbushi me hidhërim e dhembje ndarja nga jeta e Adem Demaçit – monument i qëndresës shqiptare në Kosovë, frymëzimi i tre brezave të atdhetarëve shqiptarë…

 

Presidenti Thaçi u shpreh: Bota u nda nga Mandela i Evropës. I burgosur fizikisht, por gjithmonë i lirë shpirtërisht, Adem Demaçi ishte atdhetar i kulluar me pushtet të pafund moral dhe njeriu më antikonformist që ka prodhuar ndonjëherë mendësia, kultura dhe historia jonë politike.
 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh: Baca Adem Demaçi ishte patriot, ishte si të tjerët por i veçantë në veprën e tij, i brezit të vet, por i vetmi.Kur të tjerët u ndalën ai vazhdoi, kur të tjerët u gëzuan me të drejtat e pjesshme, atë e mundonte padrejtësia e pjesshme. Adem Demaçi ishte i vetëm për të drejtën e plotë.

Kryeparlametari Isa Mustafa u Shpreh: Lamtumirë Baca Adem! Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë.
Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.

Me një ceremoni shtetërore, në Prishtinë varroset Adem Demaçi!

Disa mijëra vetë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 82 vjeçare. Udhëheqës të institucioneve, përsonalitete politike dhe figura tjera publike nga Kosova, Shqipëria dhe trevat ku jetojnë shqiptar në rajon, moren pjesë në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, i cili në Kosovë njihej si “Mandela i Kosovës”.

/AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputetët shpërthejnë në të qeshura, prezantojnë fshatrat me emrat e organeve gjenitale (VIDEO)
Previous article Zaimina Vasjari një BOMBË e vërtetë! Shfaqet mbi jaht duke pirë... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT