Deputetët në Parlamentin e Ganës kanë shpërthyer në të qeshura kur një prej tyre filloi të rendiste disa emra fshatrash në zonën e tij elektorale që kishin si referencë organet gjenitale.
“Vagina e mençuar” dhe “testikuj të mërzitur” ishin dy emrat e fshatrave që përmendi deputeti, i cili po pyeste se kur këto zona do të kishin qasje në energji elektrikë.
“Sigurimi i tyre me energji elektrike mund të ndërhyjë në aktivitetet e natës,” tha me shaka Ministri i Energjisë Boakye Agyarko.
Videoja e publikuar nga një gazetar u bë virale.


