Disa prej viktimave të tragjedisë nga zjarri në Mati nuk mund të identifikohen kurrë. Kështu ka deklaruar kreu i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Gjeneral Major Penelope Miniatis në një intervistë me ACTA.
Ndonëse familjarëve të të zhdukurve u janë kërkuar ADN-të, ky proces është shumë i vështirë sipas Miniatis, pasi disa prej viktimave janë shkrumbuar.
Përgjatë ditës së hënë edhe gjatë natës, duke u zbardhur e marta, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri. Aktualisht në terren ndodhen forca të ndërhyrjes, të cilët po vijojnë kërkimet në çdo ndërtesë për gjetjen e mbetjeve njerëzore.


