Më shumë se 1,500 njerëz kanë vdekur deri më tani në vitin 2018 duke u përpjekur të arrijnë Evropën përmes Mesdheut, tha Organizata Nderkombëtare e Migracionit (IOM) për OKB, duke shtuar se ky është viti i pestë radhazi që është arritur kjo pikëpamje e zymtë.
Pjesa më e madhe e 1.500 vdekjeve ishin mbytjet që ndodhën kur njerëzit u përpoqën të kalonin nga Libia në Itali , sipas të dhënave të mbledhura për Projektin e Migrantëve të Zhdukur.
Kjo u pasua nga 304 vdekje në rrugën drejt Spanjës dhe 89 në rrugën drejt Greqisë.
Në një deklaratë të premten, IOM tha se 304 viktima u regjistruan në mes të janarit dhe 25 korrikut, “duke tejkaluar 124 të regjistruara në periudhën ekuivalente të vitit 2017 dhe 224 të regjistruar si të mbytur apo të humbur gjatë gjithë vitit të kaluar”.
Numri i njerëzve që kanë ardhur në Evropë këtë vit është 55,001, një rënie prej 50 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sidoqoftë, në bazë të matjeve për frymë, viti 2018 është një nga vitet më vdekjeprurëse për shkak se numri i njerëzve që përpiqen të arrijnë Evropën janë dukshëm më të ulëta.


