Sot në “Summer 2018”, ALPENews.al zgjodhi si destinacion të ditës qytetin e bukur veri-perëndimor të Shkodrës.
Lajmi për qytetin e Shkodrës (1)
E pozicionuar thuajse në skajin veri-perëndimor të vendit, Shkodra është një nga ato atraksione turistike së cilës asnjëherë nuk i “ikën” bukuria, dhe madhështia (kjo e fundit edhe për nga madhësia e Kalasë së “Rozafës” si kalaja më e madhe territorial në vend).
Por gjithnjë ka komente, opinione, mendime apo le të themi më shkoqurazi: reagime që shkojnë edhe në skajet e ofendimeve (nëse do të lexonit disa prej komenteve të gjigandit mediatik “Trip Advisor”).
Dukeqenëse sot destinacioni i ditës në “Summer 2018” është qyteti i Shkodrës, shumë prej turistëve në “TP” kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me eksperiencat e tyre që kanë patur.
ALPENews.al ka përzgjedhur katër (4) komentet që kanë marrë më tepër shikime nga përdoruesit e rrjetit më të madh turistik në botë.
KOMENTI nr.1
Liqeni është gjigand. Kur e pashë për herë të parë ishte mahnitës. “Guxoni” dhe shkoni deri në Zogaj, do mrekulloheni edhe nga rruga që të çon atje.
KOMENTI nr.2
Kishte vetëm një liqen. Kaq. I bukur, me male përreth në të katërta anët. Por mua mu duk sikur shqiptarët nuk janë shumë të hapur me turizmin. Por nëse shkoni në disa prej restoranteve që janë atje, mund të shijoni diçka të mirë. Edhe mbeturinat nuk ishin shumë keq. Këtu lexova përpara se të shkoj se kishte shumë, por jo.
KOMENTI nr.3
Liqeni na pëlqeu më tepër se gjithçka tjetër. Sigurohuni që të paguani një varkë që të shijoni një pamje mahnitëse me Malin e Zi deri në Virpazar. Aty mund të provoni disa verëra të mira.
KOMENTI nr.4
Pamja nga Kalaja e Rozafës është shumë e bukur. Tentuam që të udhëtonim me varkë por një prej personave që zotëronte varkën u soll keq me ne, gjithsesi është bukur nëse keni dëshirë që ta vizitoni.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.


