ALPENews.al ka përzgjedhur për ditën e sotme si destinacion kryesor qytetin verior të Shkodrës.
E pozicionuar thuajse në skajin veri-perëndimor të vendit, Shkodra është një nga ato atraksione turistike së cilës asnjëherë nuk i “ikën” bukuria, dhe madhështia (kjo e fundit edhe për nga madhësia e Kalasë së “Rozafës” si kalaja më e madhe territorial në vend).
Turistët janë të apasionuar kryesisht me historikun e Shkodrës, si një prej qyteteve ku ka patur një aktivitet të hershëm historik, që nga ilirët, arbërit, e deri në ditët e sotme. Kalaja e “Rozafës”, rrethinat përreth (fshatrat turistikë si Thethi, Vermoshi, Nënshkodra, etj,.), Pedonalja e qytetit, ndërtesat karakteristike akoma ekzistente që nga periudhat e hershme të para viteve 1944, apo deri tek Muzeu i “Marubit” një prej më të vlerësuarëve në panaire arti, apo edhe klasifikime europiane.
Mëposhtë kemi përzgjedhur disa prej pamjeve më të bukura të qytetit.
ÇFARË MUND TË VIZITOSH NË SHKODËR
- Muzeu Historik
ka disa sektorë mbi arkeologjinë, historinë dhe etnografinë. Ka dhe një librari me një numër të konsiderueshëm librash të huaj dhe shqiptarë, rreth 15.000 tituj. Libraria është një burim i mirë për të gjithë studentët e Albanologjisë
- Kalaja e Rozafës
në një kodër shkëmbore në perëndim të Shkodrës. Sipas legjendës, Rozafa, e martuar me vëllain më të vogël nga tre vëllezërit, pranoi të varrosej e gjallë në muret e kalasë. Vëllezrit e ndërtonin kalanë gjatë ditës dhe ditën tjetër shikuan që cdo gjë që kishin ndërtuar gjatë ditës kishte rënë gjatë natës. Në hyrje të kalasë mund të shihet skulptura e Rozafës. Sipas gojëdhënave uji gëlqeror që pikon në hyrjen kryesore është qumështi i gjirit të Rozafës që u la jashtë në mënyrë që ajo të ushqente fëmijën e saj të sapolindur.
- Muzeu i kalasë së Rozafës
shpjegon periudhat e ndryshme të jetës në kala
- Qytetit mesjetar i Sardës – afër Vaut të Dejës
- Xhamia e plumbit
është një monument kulturor i famshëm në qytetin e Shkodrës, i cili u ndërtua në 1773 në stilin e Xhamisë Blu në Stamboll
- Kisha e Shirgjit ndodhet 20 km larg nga qyteti i Shkodrës, afër fshatit Obot. Ajo është ndërtuar me një stil romak-gotik. Kjo kishë ka qënë e preferuar nga shumë princa shqiptarë e malazezë dhe përdorej kryesisht për dasma
- Ura e Mesit ndodhet rreth 8 km larg nga Shkodra, në lumin Kir. Më parë ishin tre ura në këtë lum, por vetëm kjo ka arritur të mbijetojë deri në ditët e sotme. Ura e Mesit është një urë unike dhe konsiderohet monument kulture
- Rrënojat ilire të Gajtanit
- Rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës
gjenden në një ishull të liqenit artificial të Vaut të Dejës, të ndërtuar në 1971. Muret mbrojtëse, rrënojat e kishave dhe dera e kështjellës së Dukagjinit janë pjesë të rrënojave. Sarda është një vend shumë piktoresk.
Rrugës nga Tirana për në Shkodër në qytetin e Lezhës është interesante të vizitohet memoriali i dedikuar varrit të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.