Ndërsa sezoni veror vijon, duket se viktimat në bregdetet shqiptare sa vijnë e shtohen. Rasti më i fundit ka ndodhur tek “Shkëmbi i Kavajës” ku dëshmitarët tregojnë se një person raportohet i mbytur.
Çfarë shkruan dëshmitari:
“Pershendetje, ka mbi 45 minuta qe eshte i mbytur tek Shkembi i Kavajes dhe ambulanca e askush nuk vjen ta marre. Policia nuk ve as shirit asgje. U tmerruan robt ne plazh. Ka edhe femije. Mos te permend qe polices femer i ra te fiket.”



