Lulzim Basha deklaroi sot se “Lobimi në SHBA: Është një shashkë e bazuar në mashtrime që nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Dekonspirimi i aksionit për kokat e policisë është bërë nga Xhafa me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Arsyeja është e qartë, Rama nuk lejon arrestimin e njerëzve që do të luanin rol direkt.
Drejtori i policisë së Vlorës ka mbrojtur vëllanë e Xhafës për 4 vite. Si mundet Xhafaj të firmosë një urdhër ndërkombëtar për këta tre koka të korruptuar kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin për ndalimin e vëllait të tij. Këto fakte, por edhe të tjera që sjella në vëmendjen e opozitës po vlerësohen nga opozita.
Emergjenca është lufta kundër krimit dhe de-kriminalizimi i qeverisë. Vetting qeverisë, reformim tërësor Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë. Kjo nuk mund të ndodhë për sa kohë procesi diktohet nga Rama.
Të arrestohet një orë e më parë Saimir Tahiri. Xhafaj po bën gjithçka për të penguar ndalimin dhe ekstradimin e Agron Xhafës në Itali. Duhet të largohet Edi Rama për të nisur pastrimin e kupolës qeveritare nga krimi.
PD ka kapacitete të papërlyera që mund të japin kontributin e tyre në një qeveri anti-mafia. Emergjenca është pastrimi, meqë është edhe dita e pastrimit, pastrimi i qeverisë nga krimi.
Shkarkimi i kryetarit të KQZ nga PS, e cenon reformën zgjedhore?
Asnjë mundësi kushtetuese që kryetari i KQZ të shkarkohej, cdo hap tjetër do të marrë përgjigjen e duhur
Kryeprokurori i ri?
Prokurorin nuk mund ta emërojë Tahiri, Xhafaj, Dako apo Sejdini. Kemi një plan ligjor për të parandaluar veprimet antiligjore. Nuk do të pranojmë që kryeprokurori të emërohet nga Rama dhe miqtë e tij.


