Serhii Ulanov i ka vënë flakën vetës, si shenjë proteste pasi e shkarkuan nga ushtria.
Me gjithë përpjekjet për ta ndaluar, ai hedh benzinë mbi trup dhe u ndez, përpara gazetarëve të mbledhur para Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev të Ukrainës.
Megjithëse u përfshi me shpejtësi nga flakët, disa persona ndërhynë menjëherë për t’i shuar flakët.
Ushtari po protestonte në emër të një grupi, që konsiderojnë se të drejtat e tyre u shkelën, kur u shkarkuan nga detyra.


