Ministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas deklaroi dje se kishte fakte serioze se zjarret e rëna në periferi të Athinës ishin rezultat i një veprimi kriminal.
”Faktet na çojnë të mneodjmë se kemi të bëjmë me një aktivitet kriminal”, deklaroi Toskas në një konferencë shtypi.
Në këtë konferencë shtypi ishte i pranishëm edhe zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos, i cili tha se kryeministri grek, Aleksis Cipras kishte dhënë porosi që zjarret vdekjeprurëse të hetoheshin plotësisht.
“Që nga momenti i parë, kryeministri urdhëroi hetimin e shpejtë dhe metodik të të gjitha fakteve për të mos lënë asgjë pa përgjigje”, u tha Xanakopulos gazetarëve.


