• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bllokohen pronat e Klement Balilit, ja çfarë i sekuestrohet ‘Eskobarit të Ballkanit’
Home
Aktualitet
Drejtësi

Bllokohen pronat e Klement Balilit, ja çfarë i sekuestrohet ‘Eskobarit të Ballkanit’

24 November, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Ky i fundit është ende në arrati dhe nuk është kapur nga Policia, por Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet ndaj tij.

Krimet e Rënda kanë sekuestruar hotelin gjigant “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili rezulton të jetë nën pronësi të vëllait të Klement Balilit.

Megjithatë, Prokuroria ka dyshime se hoteli është ndërtuar me para të ardhura nga aktiviteti kriminal, për të cilën dyshohet të jetë përfshirë Klement Balili. Gjithashtu, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën e Prokurorisë për sekuestron preventive të 20 apartamenteve në zonën bregdetare në pronësi të Balilit dhe familjarëve të tyre.

Edhe për këto ka dyshime se janë blerë apo ndërtuar me para droge. Pasuria e Klement Balilit, i cili ka mbajtur edhe detyra shtetërore si ishdrejtor Transportesh në Sarandë, ka qenë prej kohësh nën sitën e drejtësisë. Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se një viti dhe dyshimet janë se ai fshihet jashtë vendit.

Emri i tij doli fillimisht në mediat greke në një megaoperacion kundër trafikut të drogës në të gjithë Ballkanin.

PASURIA

Në përfundim të verifikimeve të pasurisë së Klement Balilit, prokurorët e Krimeve të Rënda, përveç apartamenteve dhe hotelin në Sarandë, që janë në emër të të afërmve të të kërkuarit, ka evidentuar edhe biznese që janë regjistruar në emër të tij në QKR.

Konkretisht, në QKR janë regjistruar në emër të Balilit dy biznese që kanë një aktivitet të shtrirë në disa fusha. Kështu, më 18 janar të vitit 2010, pranë Qendrës Kombëtare të Bizneseve, është hapur një restorant në emër të Klement Balilit, i cili ndodhet në Ksamil, në rrugën nacionale Sarandë-Butrint.

Bëhet fjalë për një godinë trekatëshe me pronar Klement Balilin. Biznesi i dytë i regjistruar në emër të Klement Balilit është një firmë, e cila ka në fokus tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve, lëndëve djegëse dhe nënprodukteve të tyre.

Pranë QKR-së, Balili ka regjistruar të drejtën e kësaj kompanie edhe për të organizuar transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave të tyre, thënë ndryshe, një agjenci të mirëfilltë udhëtarësh. Balili është gjithashtu 100% aksioner i kësaj kompanie, e cila është themeluar më 30 qershor 2008 dhe ka regjistruar aktivitetin deri më 30 qershor të vitit 2058.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Haki Çako me homologun grek/ "Forca e Ligjit" nuk bën kompromis me krimin
Previous article Seks me vajzën e mitur? Shokon me dëshminë 13-vjeçarja: Ne prej një viti…

Q.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT