• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Haki Çako me homologun grek/ “Forca e Ligjit” nuk bën kompromis me krimin
Home
Shqipëri

Haki Çako me homologun grek/ “Forca e Ligjit” nuk bën kompromis me krimin

24 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, Greqi, ku u prit nga homologu i tij Grek Konstantinos Tsouvalas.

Qëllimi i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në çështjet e rendit dhe sigurisë, si dhe nxitja e bashkëpunimit kundër krimit ndërkufitar, ku u ra dakord për organizimin e operacioneve të përbashkëta.

Gjatë takimit u konfirmua bashkëpunimi i mirë ndërmjet autoriteteve policore të të dy vendeve dhe u evidentua përparimi konstruktiv që është arritur gjatë viteve të fundit, përmes takimeve të rregullta për luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

Rëndësi e veçantë iu kushtua trajtimit dhe luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Drejtori Çako informoi homologun grek në lidhje me planin e veprimit të Qeverisë Shqiptare “Forca e Ligjit”, i cili fokusohet në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe goditjen e grupeve kriminale, që trafikojnë lëndë narkotike.

Mbi këtë çështje u ra dakord që mes dy palëve të ketë një bashkëpunim edhe më të theksuar në vijimësi.

Drejtorët e Përgjithshëm ranë dakord gjithashtu për të ndjekur me prioritet format e ndryshme të krimit ndërkufitar (trafikim i lëndëve narkotike, vjedhje dhe grabitje pranë zonave kufitare, si dhe krimet kundër mjedisit etj).

Për këtë qëllim, Policitë e të dy vendeve do të organizojnë operacione të koordinuara:
-duke kryer patrullime të përbashkëta në zonat e vijës kufitare të dy vendeve.
-duke përcaktuar pika të kontaktit për shkëmbim të menjëhershëm të informacionit mbi krimin e organizuar dhe ndërkufitar;
– duke realizuar takime në nivel ekspertësh (teknikë) të të dy Policive të Shtetit për trajtimin e akteve kriminale në zonat afër pikave kufitare tokësore.

Gjatë kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Çako u prit në një takim edhe nga Ministri i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarit Z. Nikolaos Toskas, i cili konfirmoi edhe nga ana e tij bashkëpunimin shumë të mirë që ekziston midis dy Policive si dhe ofroi mbështetjen e tij për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Çako, i shoqëruar nga homologu i tij Grek Z.Tsouvalas, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë Policisë Shkencore në Athinë.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për forcimin e bashkëpunimit midis kësaj Drejtorie dhe Institutit të Policisë Shkencore në Tiranë.

U konfirmua mbështetja e palës Greke në procesin e akreditimit të Institutit të Policisë Shkencore Shqiptare sipas standardeve ndërkombëtare ISO 17025 si dhe për shkëmbimin reciprok të eksperiencave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 7 probleme shëndetësore që mund t'i zgjidhni me lëkurën e mandarinave
Previous article Bllokohen pronat e Klement Balilit, ja çfarë i sekuestrohet 'Eskobarit të Ballkanit'

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT