• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Agron Duka: Shqipëria pa Gjykatë Kushtetues është si një makinë pa frena, do e konsideroja…
Home
Shqipëri

Agron Duka: Shqipëria pa Gjykatë Kushtetues është si një makinë pa frena, do e konsideroja…

26 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Gjykata Kushtetuese tashmë ka hyrë në krizën më të paprecedentë që prej krijimit të saj pas vitit 1990. Nëse do të më lejohej një metaforë, dhe ta konsideroja shtetin si një makinë, dhe timonin si pjesa e qeverisjes në këtë makinë.

Gjykata Kushtetuese do të ishte sistemi frenues. Në këtë moment ne jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pra jemi pa frena. Kur kjo ndodh në jetën e përditshme, ne ndalojmë makinën, pasi pa kontroll nuk mund të ecet. Kësodore mendoj se edhe aktiviteti parlamentar në shtator, duhet të merret me administrimin normal derisa të kemi një zgjidhje, pasi nuk ka asnjë garanci kushtetuese që vendimet e saj të përputhen me rendin tonë ligjor.

Një shembull i mirë është ligji për Teatrin Kombëtar, i cili është qartazi në shkelje të shumë parimeve themelore, por nuk mund të ankimohet për shkak të krizës së Gjykatës. Mendoj se nuk ekzistojnë kushtet për qeveri teknike, mazhoranca i ka votat për të qeverisur edhe në mënyrën e gabuar, sidomos duke pasur parasysh se nuk kanë shfaqur në asnjë moment probleme morale mbi rrezikun që paraqet kjo situatë, apo mbi faktin që një vend nuk mund të quhet demokratik nëse nuk ka balanca midis pushteteve.

Sipas meje, për t’i dhënë fund krizës do të duhet minimalisht një pakt politik midis palëve.Sigurisht situata do të agravohet në muajt në vijim, do të shkojmë në zgrip të marrëdhënieve politike, por gjykoj se edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, palët do të gjejnë rrugën e zgjidhjes. Sigurisht ky moment ngarkon me shumë përgjegjësi Opozitën, e cila është barriera e fundit ndaj shndërrimit të Shqipërisë në një autokraci, ku nuk ka ndarje të pushteteve. Duhet të jemi në lartësinë e këtij momenti të vështirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSHËSE/ Ja pse tifozët e Napolit presin me padurim blerjen e Arias (FOTO)
Previous article Metali i çmuar që shkaktoi një 'shkëndijë' të re të kërkimit të arit

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT