• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tirana solidarizohet me Athinën, miratohet propozimi i Veliajt për 50 mijë euro ndihma
Home
Shqipëri

Tirana solidarizohet me Athinën, miratohet propozimi i Veliajt për 50 mijë euro ndihma

26 July, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Tirana solidarizohet plotësisht me Athinën dhe i ofron asaj ndihmë për përballimin e situatës që shkaktoi zjarri apokaliptik që përfshiu një lagje të kryeqytetit grek.
Ashtu siç edhe premtoi dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka propozuar Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien e një ndihme financiare prej 50 mijë eurosh për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës.

Në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, Veliaj teksa bëri propozimin theksoi se kjo është një ndihmë modeste, por që tregon se Tirana i gjendet sot Athinës në krah për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore.

“Ajo që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Athinë na ka shokuar të gjithëve. Është një tragjedi e përmasave të tmerrshme që s’mund të lërë askënd indiferent. Kam ndjerë vërtet shumë dhimbje për të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët që humbën jetën si pasojë e një zjarri aq të furishëm e masiv. Por jam ndjerë edhe shumë krenar për solidaritetin që kanë treguar të gjithë qytetarët shqiptarë me fqinjët tanë në këto ditë të vështira. Vetëm pak javë më parë unë pata rastin të vizitoj Bashkinë e Athinës ku patëm një takim shumë të mirë me homologun tim ku diskutuam për mënyrën sesi mund të rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve tona. I kam shprehur kolegut tim ngushëllimet më të ndjera në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës, por vendosëm që pavarësisht mundësive tona modeste të ofrojmë edhe një ndihmë konkrete financiare për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e pasojave të asaj tragjedie”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Metali i çmuar që shkaktoi një 'shkëndijë' të re të kërkimit të arit
Previous article GJERMAN I RREPTË/ “Diktatori” Tuchel, spiunon lojtarët e PSG-së që dalin...

k.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT