• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAPASKENAT E “HELSINKIT”/ Troje nga KOSOVA do t’i kalojnë Serbisë? DYSHIMET se Trump mbështet taktikën e…
Home
Rajon

PRAPASKENAT E “HELSINKIT”/ Troje nga KOSOVA do t’i kalojnë Serbisë? DYSHIMET se Trump mbështet taktikën e…

25 July, 2018 g.autor Rajon

Gazeta Express, përmes burimeve diplomatike, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me Presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit.

Në fund të këtij viti mbushen 26 vjet, saktësisht për Krishtlindje, kur Presidenti George Bush, i vjetri, e kishte kërcënuar Serbinë që të mos niste luftë në Kosovë. Ky njihet si Kërcënimi i Krishtlindjeve. Secili president amerikan, pas tij, kur ka qenë në pyetje e ardhmja e Kosovës, ka qenë më i prerë se sa paraardhësi. Të gjithë këta, me angazhimin e tyre, bënë që Kosova në vitin 2008 të shpallë pavarësinë e saj, për t’u njohur më pas nga më shumë se gjysma e botës. Të gjithë këta kanë qenë, përveç tjerash, në unison të plotë edhe sa i përket kufijve të Kosovës: ata nuk guxojnë të preken, nuk ka ndarje të Kosovës.

Donald Trump, Presidenti jokonvencional amerikan, ekipi i tij, nuk janë dakord me shumëçka çfarë kanë bërë paraardhësit e tij, si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës, e sipas të gjitha gjasave as për Kosovën.

Gazeta Express, përmes burimeve të sigurta diplomatike, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit, ata që merren me politikë të jashtme, janë pajtuar që Kosova t’i japë territor Serbisë në këmbim të njohjes së saj.

“Ka mundësi që për këtë çështje ka pasur edhe një bisedë në mes Trumpit dhe Putinit në Helsniki“, ka thënë burimi i Gazetës Express, duke shtuar se ky ndryshim radikal në administratën e Donald Trumpit po ndodh pasiqë tash nga aty është larguar ish-këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, H.R. McMaster, dhe pas ardhjes në këtë detyrë të John Boltonit, i njohur për qasjen e tij anti-Kosovë, gjatë kohës kur ka qenë ambasador i SHBA’së në OKB.

“Ka mundësi që do të flitet për shkëmbim të territoreve. Mirëpo përfundimi i gjithë kësaj drame është se Kosova, ajo çfarë do të mbetet prej saj, do të mund të konsiderohet si një provincë e Shqipërisë“, ka thënë ky burim.

Prej kur është shpërbërë Jugosllavia, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht i ka refuzuar idetë për ndarje të territoreve, përtej kufijve që kanë qenë në kuadër të Jugosllavisë. Edhe përkundër një lufte të tmerrshme në Bosnje dhe Hercegovinë, në paqen e arritur në Dejton, palët janë detyruar që të vazhdojnë të jetojnë në një shtet të përbashkët. E njëjta logjikë është ndjekur edhe për Maqedoninë, e edhe për Kroacinë. Përkundër faktit që në këto republika ka pasur pakica etnike, bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përkrahur ndarjet. Deri më tash, sa herë është biseduar për ndarje, është thënë që “kjo e hapë Kutinë e Pandorës”, metaforë për të këqijat që vijnë pas hapjes së saj, sipas mitologjisë greke.

Tash askush nuk e di më se çfarë do të ndodhë, nëse preken kufijtë e Kosovës. Çfarë do të ndodhë me Maqedoninë dhe Bosnjen?

Ajo çfarë dihet është se Administrata e Donald Trumpit është në një mendje me Rusinë për ndarjen e vendit tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Justin Bieber për Demi Lovato: Mendoja se kishte hequr dorë nga droga
Previous article E RËNDË NË KORÇË/ 26-vjeçari tenton të VETËVRITET. Familja e gjeti të...

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT