Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një 26-vjeçar është gjendur thuajse i pajetë në momentin ku po konsumonte mbidozë ilaçesh.
Për fat të mirë shtetasi nga burimet e Policisë së qytetit ka shpëtuar.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2018, në lagjen nr. 14, në banesë, ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë mbidozë ilaçesh, shtetasi M.T., vjeç 26, i sëmurë mendor, i cili ndodhet në spital, në reaminacion. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.


