Një dietë e re, që pretendon se ka rezultat në heqjen e kilogramëve të tepërt dhe ruajtjen e masës muskulare, i sjell njerëzit shumë afër me bukën, picën dhe makaronat gjatë natës. Por…ekspertët kërkojnë të bëni kujdes sepse mund të mos jetë fare efektive.
Kjo lloj diete nënkupton konsumimin e karbohidrateve minimale gjatë ditës dhe pas disa orëve të mira palestër (ose çfarëdo lloj aktiviteti fizik) të konsumoni ushqime me shumë karbohidrate gjatë natës.
Sipas rregullit të saj, karbohidratet dhe niveli i lartë i insulinës që prodhohet duhet të reduktohet gjatë ditës, kështu që trupi juaj nuk ka sheqerna të dëmshme që të furnizohet, sheqerna të cilat bëhen shkak i kilogramëve të tepërt.
Gjatë orëve të mbrëmjes, supozohet që karbohidratet që do të merrni nga ushqime të tilla të furnizojnë me energji masën tuaj muskulore.
Pavarësisht sa magjike mund të tingëllojë një dietë e tillë, duhet bërë shumë kujdes sepse mund të dështoni në çdo moment nëse nuk e ruani masën.