Aksident rrugor në dalje të qytetit të Gramshit. Mjeti me targa greke ZMH- 8809 është përplasur me murin anësor të një lokali. Për pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit e cila ëshë dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia. Shkak i aksidentit mendohet se është rënia e inerteve dhe balta në rrugë gjatë reshjeve të ditës së djeshme.










