• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vala e të nxehtit ekstrem, e shpjegojnë shkencëtarët: Ky MOT mund të bëhet…
Home
Nderkombetare

Vala e të nxehtit ekstrem, e shpjegojnë shkencëtarët: Ky MOT mund të bëhet…

25 July, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Përse Europa po kalon përmes një vale të nxehti si kjo? Shkencëtarët thonë se ky mot ekstrem në hemisferën veriore, shumë shpejt mund të bëhet i zakonshëm.

Përse është kaq nxehtë? Pjesërisht pasi ajo që njihet si “jet stream”, erërat që përshkojnë kontinentin nga perëndimi në lindje dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e motit në Europë, janë zhvendosur më në veri se zakonisht.

Një sistem i presionit të lartë ka bërë që Europa kontinentale të përvëlohet ndërsa në kontrast, Islanda, ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës nga re dhe stuhi, që normalisht duhet të ishin më në jug. Sipas ekspertëve, vala e të nxehtit në hemisferën veriore, është padyshim e lidhur me ngrohjen globale.

Universiteti i Oksfodrit ka përgatitur një analizë që detajon se sa ka ndikuar dora e njeriut tek klima. Sipas tij, valë të ngjashme të nxehti janë regjistruar edhe në të shkuarën, kur planeti ishte më i ftohtë. Bota ishte dy të tretat e një grade celsius më e ftohtë në 1976 por ndryshimet klimaterike, kanë bërë që këto valë të nxehti të përsëriten gjithnjë e më shpesh.

Edhe përhapja e gjerë gjeografike e valës së të nxehtit, në katër kontinente, e bën ngrohjen globale fajtore. Të moshuarit janë më vulnerabël ndaj të nxehtit ekstrem, me rreth 20 mijë vetë që besohet se kanë humbur jetën në Europë në 2003 si pasojë e valës së të nxehtit.

Pasojat janë të dukshme edhe në infrastrukturë dhe transport, por veçanërisht edhe në bujqësi. Shkencëtarët paralajmërojnë se ky është një paralajmërim për atë me çka do të përballemi në vijim. Ajo që ne sot e quajmë valë të nxehti ekstreme, sipas tyre, mund të quhet në të ardhmen thjeshtë verë, dhe kjo është vetëm çështje dekadash nëse nuk ndërhyhet për të reduktuar emetimin e karbonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjithë çmenden pas kroatëve/ Manchester United “prenoton” talentin e Botërorit
Previous article I LË LETËR SHËNIM/ Roza Lati ka një kërkes për Ritën: Mamo më ngel hatri nëse...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT