Një grua nga Saranda është viktima e parë shqiptare e konfirmuar nga zjarret masive që përfshinë bregdetin e Atikës në Greqi.
Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret masive në Greqi. Mes 74 personave të cilët kanë humbur jetën nga zjarret në Athinë, është edhe një grua me origjinë shqiptare.
Nica Leka, me origjinë nga Leshnica e Sarandës, mësohet se ka vdekur në banesën e saj, në vendin e quajtur Mati. Nica është gjetur e shkrumbuar në banesën e saj.
Bashkëshorti i saj grek ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Mësohet se mes viktimave janë edhe dy shqiptarë të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, si dhe tre të tjerë të lënduar rëndë të cilët ndodhen në spital.


