Para së gjithash, na lejoni t’ju përmendim një fakt aspoak të këndshëm: Përgjatë historisë, njerëzit që studiuan dhe bënë deklarata shokuese rreth periodave ishin ata që nuk qenë një ditë të vetme të jetës së tyre me perioda. Vetë burrat! Rezultati i gjithë kësaj? Gratë ç’nuk dëgjuan dhe vazhduan t’i besonin dhe tregonin në vitet në vazhdim. Më poshtë keni 7 mite idiote që u janë thënë grave ndër shekuj:
Gjatë periodave gratë janë më pjellore
Në mesin e viteve 1800, një grup shkencëtarësh shpërndanë kudo idenë se kur gruaja është në ditët e saj është shumë më pjellore se në çdo ditë tjetër të muajit. Në ditët e sotme ne e dimë se kjo është krejtësisht e pavërtetë. Madje, gjatë periodave një grua ka më pak gjasa të mbesë shtatzënë.
Seksi gjatë periodave sjell fëmijë të deformuar
Në Francë besohej historikisht se fëmija që ishte ngjizur gjatë atyre ditëve do të lindte i shpërfytyruar, budalla dhe djallëzor. Të shkretët vogëlushë!
Seksi dëmton të mbjellat
Po, është çmenduri më vete por është e vërtetë. Një natyralist romak, i quajtur Pliny kishte disa ide shumë qesharake. Ai shkroi se “shkatërrojnë të mbjellat, toka ndalon së qënuri pjellore, farat thahen, frutat kalben, bronzi dhe hekuri ndryshken, një erë e tmerrshme mbush ajrin, çka i provokon kafshët, i tërbon dhe infekton kafshimet e tyre që lëshojnë një helm fatal.” Të gjitha këto, i bëjnë periodat. Po, praaaa
Të punuarit gjatë periodave shkakton probleme mendore
Në vitin 1883, në librin Rrezet e Grave Amerikane, Dr. George Austin tha se duke punuar shumë gjatë periodave një grua rrezikon të çmendet, një lloj i veçantë sëmundjeje që e quajti “erotomania”. Në fakt e vetmja gjë e çmendur në këtë mes, që teoria e tij.
Gratë gjatë menstruacioneve “çmendin” edhe burrat
Dr. William Capp jo vetëm që e mbështeti teorinë e Austin-it por e çoi atë akoma më tutje. Sipas tij periodat nuk ishin të vështira vetëm për gratë, por edhe dëmtuese për burrat. Ai mendonte se nëse papritur në klasë një nxënës vinte re se shoqja e tij po shkonte në banjo pasi ishte në ditët e saj, menjëherë ai do të tërhiqej nga dëshira për seks. Arsye kjo pse për shumë kohë, rreth viteve 1800 u mendua që gratë të merrnin një javë pushim në muaj.
Gjaku i periodave shëron lebrozën
Kjo në fakt u tha nga një grua, Hildegard von Bingen, e cila ishte infermiere dhe botoi disa shkrime mjekësore. Sipas saj gjaku i periodave ishte i aftë të shëronte lebrozën. Një budallallëk me brirë.
Nuk pi dot verë gjatë periodave
Në 1919- ën një shkëncëtar tha se gjaku i periodave përmban moniotoxin, ose një helm që e kthen verën në uthull.


