• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Paskal Milo për paktin Tiranë-Athinë: 3 GARANCITË që MARRËVESHJA do jetë me e mirë se…
Home
Intervista

INTERVISTA/ Paskal Milo për paktin Tiranë-Athinë: 3 GARANCITË që MARRËVESHJA do jetë me e mirë se…

24 July, 2018 g.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Negociatat me Greqinë, ato me BE-në, procesi i Vettingut dhe sezoni politik që lamë pas, këto ishin disa nga çështjet kryesore që kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo diskutoi në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga.

Milo komentoi situatën e zjarreve në Greqi dhe tha se shteti shqiptar mund ta ndihmojë shtetin grek vetëm me solidaritet, pasi mundësitë për ta ndihmuar në terren janë të pakëta.

Institucionet qendrore kanë shprehur solidaritetin e tyre në emër të popullit shqiptar në këtë situatë ku populli grek ndodhet. Besoj se shprehja e solidaritetit është në natyrën e marrëdhënieve miqësore. Përtej kësaj, mundësitë infrastrukturore të Shqipërisë s’janë në atë niveli që mund të ofrojmë shërbime cilësore sepse kur na kanë ndodhur ngjarje të tilla kemi kërkuar ndihmën e Greqisë. Do uroja që ta kishim këtë mundësi. Unë e kam ndjekur me vëmendje këtë ngjarje të trishtuar, kam vënë re që ambasada shqiptare ka qenë aktive, vuri në dizpozicion numrin e saj. Unë besoj se është detyra parësore e ambasadës t’iu vijë në ndihmë shtetasve shqiptare. Komunikimi me ju, rastësi. Ambasadat tona janë në gatishmëri.

Milo përmendi edhe situatat e ngjashme që mund të ndodhin në Shqipëri, dhe kujtoi se në vendin tonë, sa herë që ka situata emergjente, kërkohet ndihmë nga shteti Helen.

Ne jemi qytetarë të këtij vendi, jemi ndodhur përballë këtyre fenomene, sidomos në jug. Kam qenë i pranishëm në zjarret që kanë rënë në jug, dhe kam parë mungesën e infrastrukturës që ka shteti ynë. Strukturat e posaçme të shtetit shqiptar, kanë marrë disa masa. S’them dot deri ku dhe çfarë kanë bërë. Shteti shqiptar duhet të ketë minimalisht 1 avion për shuarjen e zjarreve.

Milo foli për shtyrjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe tha se koha është e domosdoshme kur bëhet fjalë për një proces delikat. Milo tha se deklarata e Hahn për ndryshim kufijsh ishte një lapsus i keqinterpretuar nga mediat greke.

Për mendimin tim, çështja s’është e thjeshtë. Sepse përtej vullnetit politikë që kanë ministrat, çështja e marrëdhënieve është e vështirë. Të dy vendet s’kanë patur vullnet politikë. Në Greqi, politika është agresive me pretendime që nuk qendrojnë. Bëhet fjalë për përcaktimin e shelfit continental. Komisioneri Hahn bëri një lapsus. Gazeta greke i bëri interpretim sikur po përcaktoheshin kufijtë. U tha se mund të kishte ndryshim të kufijve tokësorë e për Çamërinë. Bëhet fjalë për përcaktimin e kufijve detarë. Ta kuptojë teleshikuesi. S’ka asnjë mundësi që të vihen në diskutim kufijtë tokësorë të Shqipërisë. Janë të përcaktuar nga protokolli i Firences. Problemi është delikat. Nëse do ndërhynin faktorë të jashtëm, që s’kanë përgjegjësi në qeverisje, atëherë s’do kishte diplomaci.

Sipas Milos, janë 3 garanci që tregojnë se marrëveshja me Greqinë e qeverisë Rama, do të jetë më e mirë se ajo e 2009-ës.

Debati publik që ka shoqëruar  negociatat është një tjetër garanci se marrëveshja do të jetë më e mirë.Një marrëveshje e mirë s’ka nevojë vetëm që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese. Një marrëveshje e mirë lexohet nga njerëz të aftë. Kuvendi që e ratifikon ka specialist që e gjykojnë. Ka një qendrim të Presidentit të Republikës, ka dhënë një platformë. Ai duhet t’i qendrojë besnik platformës. Grupi negociator është më i mirë se ai i 2009-ës.

Milo u ndal edhe tek ligji për magjistratët, si kulmi i debatit politik të dy ditëve të fundit, duke mbyllur sesionin e duke e shtyrë këtë ligj për në muajin shtator.

Milo tha se dihej që opozita s’do e votonte ligjin, pasi po shmang Vettingun në politikë.

Ishte parashikuar që do ndodhte. Ministri Roth erdhi si përpjekje e fundit. Ishte tepër vonë. Klima politike ishte e acaruar. Kjo është një përpjekje për të vonuar procesin. Pas vettingut në drejtësi do fillojë Vettingu në politikë. Trupa e gjykimit do përbëhet nga magjistratë të rinj. Mungesa e tyre sjell  mungesën e Vettingut në politikë. Aty nënkuptohet që është opozita që s’ka pranuar të japë votat. ambasada amerikane më fleksibël, më diplomatike se Lu, e ka nënkuptuar se kush janë politikanët që s’shkuan në sallë të votonin ligjin.

Milo komentoi edhe çështjen e emrit të Maqedonisë, ku tha se emri i ri është emërtimi më i kënaqshëm që ky vend mund të kishte.

Pavarësisht se ka qarqe nacionaliste që e kontestojnë këtë emërtim, unë mendoj se ky është emri më i duhur për këtë vend. Ky emër ka qarkulluar që në fillim si opsion.

Milo pati edhe një batutë për Kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nuk ka kontakte më me të, dhe se Rama kur kalon në Vuno s’kalon nga rruga e Palasës.

“Kur kryeministri vete në Vuno si bie nga rruga, andej nga fshati im, Palasa por i bie me helikopter.”-tha Milo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORRUPSION dhe MASHTRIME/ Ja kush janë zyrtarët e lartë sportiv që kanë abuzuar detyrën
Previous article KËRKOHEJ PREJ 5 MUAJSH/ Kush është 38 vjeçari që u kap sot. Akuzohej për... (EMRI)

g.autor

Postime të ngjashme

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT