• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA NË PLAZHET E LEZHËS/ Rojet në Tale nuk kanë specializim për MBYTJET. Paralajmërim për bizneset
Home
Sociale

SIGURIA NË PLAZHET E LEZHËS/ Rojet në Tale nuk kanë specializim për MBYTJET. Paralajmërim për bizneset

24 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Një pjesë e rojeve bregdetare në plazhin e Tales në Lezhë nuk janë të specializuar në dhënien e ndihmës së parë për pushuesit që mund të përballen me rrezik gjatë qëndrimit në plazh. Në vijën bregdetare të Tales janë ngritur 7 kulla vrojtimi, por rojtarët e pacertifikuar i zbehin masat për garantimin e sigurisë së pushuesve në plazhin që po behet gjithmonë e më i frekuentuar!

Në bregdetin e Tales në Lezhë janë ngritur 7 kulla vrojtimi, por rojet bregdetare të angazhuar për sigurinë e pushuesve janë të pacertifikuar për dhënien e ndihmes së shpejtë, siç e kërkon ligji.

Problematika pranohet nga Administratori i Shënkollit, Albert Rrusti, i cili paralajmëron masa ndëshkimore për subjektet që nuk kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara në kontratë.

Albert Rrusti: Në bregdetin e Talës janë vendosur rreth 7 kulla vrojtimi me një distancë rreth 2 km që është e shfrytëzuar nga operatorët e biznesit. Problem mbetet pjesa e rojeve të certifikuar, ne si njësi administrative do marrim masa ndëshkuese ndaj këtyre bizneseve që nuk zbatojnë rregullat e vendosura në kontratë.

Pushuesit thone se prania e kullave dhe vrojtuesve eshte siguri me shume per ta, ndërsa janë të kenaqur me atë çfarë ofron Talja.

10 pushues kanë humbur jetën gjatë këtij sezoni turistik në plazhet e vendit nga jugu në veri edhe për shkak të mungesës së masave të sigurisë në plazhe dhe vonesës në dhënien e ndihmës së parë.

Rasti më i fundit u regjistrua të dielën në Velipojë.

Çdo subjekt, i cili ka marrë me qera një plazh, e ka detyrim ligjor vendosjen e vëzhguesve të plazheve si dhe vendosjen e flamujve për të treguar detin me dallgë dhe motin e përkeqësuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URA MË E GJATË NË BOTË/ Putin paralajmëron ndërtimin historik: Kemi kohë që mendojmë për këtë projekt
Previous article SHQIPARI VDES NË GJYKATËN ITALIANE/ Si ndodhi TRAGJEDIA. Festonte ditëlindjen kur... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT