Presidenti i parlamentit grek vendosi që flamuri në ndërtesën në sheshin “Sintagma” do të valvitet në gjysmë shtize sot, pasi zjarri la të vdekur mbi 75 vetë në lindje të Attikës dhe qindra të tjerë të plagosur.
Dita e sotme është shpalluar si “tragjedi kombëtare”, me “gjendjen e jashtëzakonshme” të vendosur dhe frikën evidente për rinisjen e flakëve.
Janë rreth 176 të plagosur ku ndër ta ka njerëz në gjendje kritike për jetën.
Kryeministri Trispras shpall tri ditë zie kombëtare.


