Mbrëmjen e sotme Kryeministri i vendit Edi Rama është i ftuar në emisionin “360 Gradë” tek Artur Zhej, ku do të diskutojë rreth temave më të fundit aktuale. “Nuk ekziston në asnjë vend që policia të kapi 100% të kriminelëve”, theksoi Rama.
Rama deklaroi se ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do te nise neser nje kallezim penal per dekonspirimin e aksionit te policise per arrestimin e 3 ish zyrtareve te larte.
Intervista minutë pas minuti
PJESA E DYTË
Zheji: Jeni apo luani rolin e njeriut të mashtruar ?
Rama: Nuk luaj fare rolin e njeriut të mashtruar sepse për aq kohë sa nuk e thotë drejtësia unë nuk luaj ndodnjë rol.
Zheji: Jeni në dy pamje, i keq informuar nga ish-ministri…?
Rama: Këtë thoni ju, nuk e ka thënë drejtësia
Zheji: Sensi i besimit nuk shkon tek investigimi njerëzor
Rama: Nuk është fare kështu
Zheji: E njëjta polici që ka korrur suksese
Rama: Është po ajo
Zheji: Është po ajo por kësaj radhe theksi vihet te korpusi i saj që duhet pastruar.
Rama: Me siguri ju keni dëgjuar policinë e Nju Jorkut. Është një polici që në një cikël 10 vjecar ajo hyn në porcese pastrimi të brendshëm për të cliruar veten nga korpuse të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Çdo polici ka brenda vetes kërcënimin e brendshëm nga persona të inkriminuar
Zheji: Në cfarë nivelesh?
Rama: Psh, policia më e pakorruptuar e europës, prej shumë vitesh është polciia finlandeze. Pra disa muajsh u arrestua drejtori i policisë finlandeze sepse u zbuluan lidhje të tij me botën e nëndhenshme. Që do të thotë që ne në luftën, se këtë gjë është mirë që njerëzit ta dëgjojnë jo ta kuptojnë se e kuptojnë më mirë se ju. Ne e kemi hapur një luftë me një fenomen që ishte ulur këmba kryq. Ishte një territor prej 360 kusur ha….
Zheji: Akoma me Lazaratin..?
Rama: Unë po them që kishim një situatë me fenomenin e ulur këmba kryq ku Lazarati ishte shfaqja burtale. Sic tregojnë dokumentat të policisë së shtetit më parë ishte një fenomen i shtrirë në të gjithë territorin. Ne hapëm një luftë që zhvillohej paralelisht.
Zheji: Kur ndodhi kjo?
Rama: Në 2013 kur morëm detyrën. Janë proceduar me masa penale apo disiplinore më shumë se 1 mijë trupa të policisë të të gjitha niveleve. Në procesin e kësaj luftë ka pasur edhe korruptim në nivele të ndryshme të policisë së shtetit. Kanabisi si kultivim do të çrënjoset, por ne do të shkojmë pas grupeve kriminale dhe brenda atyre që në polici kanë tradhëtuar?
Zheji: E ke me fakte këtë? Ja vërteton dot ndërkombëtarëve? Drejtori Çako nuk ka përgjegjësi, ai nuk mund të japë dorëheqjen? Apo ti beson te Çako?
Rama: Së pari as 2, as 7, as 27 nuk e zhbëjnë punën dhe përpjekejt e arritur nga mijëra të tjerë. Së dyti ne e kemi deklaruar përpara sesa të dilte kjo çështje dhe të vendosej në rendin e ditës se do të bënim veting në polici. Ky projekt ka nisur kur ministër i Brendshëm është vendosur Xhafaj. Ambicja jonë nuk kufozohet për atë që kemi bërë. Ambicja ime është që në 8 vjet te kemi një polici shtetit që renditet ne mesataren e mirë Europiane. Kurrë nuk kam thënë që cka kemi bërë mjafton dhe kënaq. Poligrafi është pjesë e procesit te vettingut në Policinë e Shtetit. Kam qenë unë që kam qenë në Uashington për të firmosur marrëveshjen e memorandumit me FBI. Unë kam kërkuar këtë gjë sa herë më është dhënë mundësia. Sot FBI është prezente falë kësaj këmbëngulje. Jam unë që po punoj bashkë me të tjerë për të sjellë forca të reja
Zheji: Ke pranuar humbjen dmth?
Rama: Kur e kam pranuar?
Zheji: Nuk e ke pranuar por duhet ta pranosh me ndershmëri
Rama: Unë kam kërkuar mbështetje në dije, jo vetëm për këtë sektor, por për të gjithë sektorët me interes trategjik
Zheji: Pra ke pasur parandjenjë…më bind ?
Rama: Tja lemë atyre që na ndjekin që ta dinë kush është i mencuri dhe kush është budallai
Zheji: Unë po të isha budallai gjysjma e të keqes?
Rama: Unë po them gjërat që mendoj, të tjerët le të gjykojnë.
Pjesa e parë:
Rama: Xhafaj kallëzim penal për dekonspirim të operacioneve
Zheji: Policia nuk ka mundur të kapë tre persona që janë ish-shefa policie në Vlorë dhe opozita mendon se ju jeni bashkëpunëtorë me ta?
Rama: Shprehja kësaj radhe më duket jo fort në përputhje me aktivitetin e përditshëm të policisë së shtetit, e cila është në aktivitet të përditshëm. Gjatë këtij viti, policia ka shifrën më të lartë të zbulueshmërisë së krimeve në historikun e shifrave dhe këtë vit, Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasjeve. Për sa i përket rastit konkret, unë nuk dua të bëj replika.
Zheji: Ka edhe personazhe të tjera si Klement Balili që nuk janë kapur. Për ndryshe nuk do të ngrinit një task forcë.
Rama: Thjesht nuk mu duk në përputhje me realitetin e përditshëm të policisë. Ka edhe raste të tilla dhe nuk ekziston në asnjë shtet që të ketë kapje 100% të autorëve të kërkuar. Për rastin konkret, unë nuk dua të bëjë replika me opozitën. Opozita është në një proces të vetin dhe nëse ka një subjekt që është dukshëm në drejtim të paditur është opozita. Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët edhe veten.
Numri i personave që kanë pasur dijeni për operacionin është i kufizuar dhe është mundësia për të pasur hetim për të shkuar drejt dekonspiruesit
Zheji: Unë po them një rast. Tre funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ju thoni se po bëhet kallëzim penal. Ju akuzoni Prokurorinë se po dekonspiron ata që heton?
Rama: Ministri i Brendshëm nesër do të materializojë kallëzimin për dekonspirim të procesit për të cilët ju thatë se opozita më ka akuzuar mua. Ministri i Brendshëm do të kërkojë të hetohet rasti për të gjithë ata që kanë pasur dijeni për operacionin
Zheji: Do të hetohet edhe opozita?
Rama: Unë po them diçka shumë të thjeshtë. Është një rast, i cili për fat të keq del në media përpara se sa të materializohet një operacion. Në rastin konkret ekziston dyshimi i arsyeshëm që është dekonspiruar operacioni. Ajo që duhet të bëjë ministri i Brendshëm është të kërkojë hetim për rastet e përsëritura. Nuk bëhet fjalë për të kallëzuar opozitën dhe median, por personat në dijeni për operacionin. Ministri i Brendshëm nuk autorizon hetime, bën një kallëzim penal. Dihet kush janë me emër dhe mbiemër dhe është po ashtu edhe pala e prokurorisë sepse jemi në një situatë qesharake ku qytetarëve ju servilet një mish mash me gjysmë të vërteta. Në rastin konkret, numri i personave që kanë pasur dijeni është i kufizuar.
Zheji: Këtë kallëzim zt.Xhafaj do ta ndërmarrë për radhët e policisë së shtetit?
Rama: Organi i hetimit në këtë vend është Prokuroria dhe jo policia e shtetit.
Zheji: Nga njëra anë, Prokuroria ka ndërmarrë një hetim dhe nga ana tjetër i ka dekonspiruar…
Rama: Unë them kush është përmbajtja që ministri i Brendshëm do të materializojë ditën e nesërme. Nuk ka në këtë kallëzim asnjë tërheqje nga përgjegjësia, por domosdoshmëri për t’i shkuar deri në fund një hetimi për raste kur mediat apo podiumet politike kanë marrë përsipër të bëjnë gjyqe politike me të ashtuquajtura burime. Këto burime janë keqpërdoruar, abuzuar nga njerëzit që në shkelje flagrante të ligjit komunikojnë me partitë dhe mediat për një detyrë që ligji ua ndalon. Nuk është faji i mediave, por përgjegjësia ligjore e atyre.
Rama: Nuk ka hetim ndërkombëtar për Tahirin
Zheji: Po sikur, këto organe të kenë frikë se janë shumë të fuqishëm këta njerëz dhe dalje e emrit i bën vunerabël dhe për t’i djegur përfundimisht këta….Këta zotërinj kanë qenë drejtorë në Komisariatin e Vlorës.
Rama: Ne nuk kemi asnjë hetim ndërkombëtar dhe as tërheqje misterioze të shefit të Shërbimit. Ka një hetim të brendshëm.
Zheji: Reagimet ndërkombëtare i ke lexuar?
Rama: Reagimi im dhe i PS-së është në përputhje të plotë me reagimet ndërkombëtare.
Zheji: Ju keni thënë që kanabisi është një sajesë.
Rama: Unë nuk e kam thënë asnjëherë dhe unë nuk i tërhiqem asnjëherë asaj që kam thënë.
Zheji: Ja ku ke shërbimet sekrete italiane dhe ti nuk prite ministrin e Brendshëm italian pasi shkove në Marok. Pala italiane tha se në 2016 janë mbjellë mbi 2086 ngastra me drogë.
Rama: Unë e kam raportin këtu të mbjelljes së kanabisit në Shqipëri që nga viti 1991 dhe të dhënat janë të Guardia di Finanza. Asnjëherë nuk e kam mohuar problemin. Unë kam qenë dhe jam edhe sot tërësisht refuzues të politizim ekstrem dhe njollosjes së vendit ndaj një opozite që kujton se gjeti çelësin e derës së pushtetit dhe e gjeti. Në rastin konkret, me ministrin e brendshëm italian nuk jam takuar sepse kam pasur një angazhim të ndërmarrë më parë. Me Guardia di Finanza kemi rezultate spektakolare. Është e vërtetë që po Guardia di Finanza thotë se vitin e shkuar janë shkatërruar nga ato që janë identifikuar 98% e kanabisit.
Zheji: Po kapen çdo ditë nga 1 ton, 2 ton dhe Minniti tha se e keni Shqipërinë plot se ju ishit në Marok.
Rama: Unë kam dëgjuar edhe kryeministrin italian dhe të gjithë partnerët që e quajnë spektakolare fitoren e shtetit ndaj këtij fenomeni.
Zheji: Ata ndihen të çliruar që ti ke vendosur të godasësh këtë fenomen.
Rama: Nuk është kështu. Nuk është se vendosa t’i japë fund. Kjo është luftë dhe ju thoni me të drejtë se kapen 2 ton, 7 ton por sipas Guardia di Finanza vetëm në Lazarat prodhoheshin 900 ton. Ku shkuan? U trafikuan. Shuma e shkatërruar është shumë larg së qeni e ngjashme me shumën 7% shkatërrim. GF thotë se sipërfaqja e mbjellë në 2016 është 30% më pak se në vitin 2013.
Rama: Nuk komentoj deklaratat e ambasadorit amerikan në OSBE
Zheji: Është një personazh që quhen Herry Kanion, përfaqësuesi i SHBA në OSBE dhe ai thotë ndër të tjera se një ish-ministër i Brendshëm është i implikuar.
Rama: Kur ta keni atë në studio pyetni atë.
Zheji: Ai thotë se pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë është krimi dhe korrupsioni. Këta kanë informacione të gënjeshtërta?
Rama: Nuk ka asnjë gënjeshtër, asnjë konspiracion. Nuk është i pari që e thotë. Nuk jemi ne që themi se krimi dhe korrupsioni nuk e pengon Shqipërinë. Ky është një qëndrim i thjeshtë në OSBE.
Zheji: Si mund të jetë i thjeshtë kur thotë se ish-ministri i Brendshëm është përfshirë në trafik?
Rama: Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje.
Zheji: OSBE nuk bën komente…
Rama: OSBE bën vetëm komente.
Zheji: Kanë edhe ata agjentë e tyre?
Rama: Nuk më rezulton. Vetëm Putini thotë se janë agjenturë.
Zheji: Zt.Kryeministër me një fishkëllimë mund të thirrni 20 gazetarë të vijnë në konferencë shtypi. Nëse juve keni ardhur në studion e Zhejit ke ardhur t’i thuash atyre që të ndjekin se këta nuk i kam problem, jam superior ndaj këtyre. Ke 20 pula që të rrinë me kamera.
Rama: Unë s’u kam thënë asnjëherë pula. U kam thënë se hani pula.
Zheji: Mos u kanë gënjyer për Tahirin?
Rama: Këtë do ta tregojë drejtësia.
Zheji: Nuk kam dëgjuar ndonjëherë termin vemje.
Rama: Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre për të cilat unë e kam mbështetur vazhdimisht dhe i kam dhënë besim maksimal Saimir Tahirit i qëndrojnë 100% asaj që kam thënë. Atëherë ai është jo ai që unë kam besuar, por një njeri që meriton fjalën vemje.
Intervista do të transmetohet live në Youtube dhe në faqen e Ora News në Facebook.
/AlpeNews.al/
Vijon…
ERTV Live😊: Në "360gradë" me Artur Zhejin
Posted by Edi Rama on Thursday, November 23, 2017


