• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hiqej si viktimë e sulmit të 13 nëntorit në Paris, demaskohet 32-vjeçarja
Home
Jetë

Hiqej si viktimë e sulmit të 13 nëntorit në Paris, demaskohet 32-vjeçarja

23 July, 2018 k.autor Jetë

Thoshte se mbante mend të gjitha detajet  e atentateve që tronditën Parisin mbrëmjen e 13 nëntorit 2015, se ishte gërvitur nga një plumb kallashnikovi, ndërkohë që ishte jashtë kafenesë Carillon.

E në fakt, ishte një gënjeshtër.

Alexandra D., 32 vjeç, hiqej si një viktimë, por nuk ishte. U intervistua nga shumë gazetarë, pozoi me rastin e përvjetorit të tragjedisë, bëri një tatuazh me moton e Parisit në krah dhe madje mori edhe një kompensim nga shteti, një shumë rreth 20 mijë euroshe.

Por në fakt, ajo nuk ka qenë kurrë në atë bar.

Shoqata që bashkon viktimat e tragjedisë, ‘Life for Paris’, ka bërë kallëzim.

Vajza tani është në proçes gjyqësor për ‘mashtrim të agravuar’ dhe ‘dëshmi të rreme’.

“Kryqëzova vështrimin e terroristëve. Vepronin me gjakftohtësi, si makina të programuara”, tregonte.

Më pas shtonte: “Ndrydha gishtin e madh të dorës”, pastaj vetkorigjohej duke treguar një gërvishtje në krah.

Pikërisht falë këtyre mospërputhjeve në rrëfime, disa të mbijetuar kanë nisur të dyshojnë.

Pa kërkimeve të para, del në dritë një video e Cnn në të cilën Alexandra pranon se nuk ka qenë në vendngjarje. Nuk është takuar me miqtë e saj në bar (Raphael dhe Nohemie, të cilët mbetën vërtet të vrarë gjatë sulmit).

Në këtë pikë provat ishin shtypëse dhe ‘Life for Paris’, për të cilën Alexandra ishte bërë një ndër anëtarët më aktive, e denoncoi.

Siç shkruan ‘La Repubblica’, autoritetet e drejtësisë kanë caktuar mjekim psikiatrik për të pandehurën.

Gjithsesi, Alexandra nuk është viktima e vetme false.

Janë të paktën 15 raste të njëjta, mes të cilëve Cédric Rey, një infermier 29 vjeçar, i cili, para se të demaskohej, ka thënë për muaj të tërë që ishte një ndër të mbijetuarit e tragjedisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA FESTË NË "SAN SIRO"/ Nënkampioni i botës do vetëm MILANIN
Previous article ZJARR NE VAUN E DEJES/ Një shtëpi përfshihet nga flakët afër hidrocentralit, banorët...

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT