Një zjarr ka rënë në Vaun e Dejës. Raportohet se një shtëpi afër hidrocentralit është përfshirë nga flakët.
Gjithashtu bëhet e ditur se rrezikohen edhe disa banesa te tjera aty afer. Pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.
Zjarri mësohet se ka rënë në banesën e Can Markajt.
Banorët i ka kapur paniku pasi pranë banesës së djegur ndodhen edhe banesa të tjera të cilat rrezikohen.

