• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BENIN NAMIN” ME TE VJEDHUR/ Shkatërrohet grupi i grabitësve në Dibër, dy të arrestuar e një në kërkim… (EMRAT)
Home
Breaking News

“BENIN NAMIN” ME TE VJEDHUR/ Shkatërrohet grupi i grabitësve në Dibër, dy të arrestuar e një në kërkim… (EMRAT)

23 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Maqellara’, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas policisë grupi akuzohet për një seri vjedhjesh.

Në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë , Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, falë një punë të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “MAQELLARA”, ku u bë ndalimi i shtetasve:

Resmi Jakimi, 31 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë ( i dënuar më parë për vjedhje)

Egert Jakimi, 27 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi V.R, 24 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.

Ndalimi i tyre dhe shpallja në kërkim i një shtetasi tjetër u bë pasi :

Më datën 22.07.2018, rreth orës 02.30, të natës, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një sasi nafte prej rreth 60-litrash në fshatin Erebarë në automjetin kamion në pronësi të shtetasit E.L. si dhe kanë tentuar të vjedhin në fshatin Burim, Maqellarë banesën e shtetasit F.L.

Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e lartëpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku të befasishme ku autorët nuk u janë bindur punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi me një automjet tip “benz”.

Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup të jenë edhe autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera dhe konkretisht :

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit O.Xh, banues në Maqellarë.

Më datë 29.04.2018, kanë vjedhur një viç në ahurin e bagëtive të shtetasit F.J, banues në Maqellarë.

Më datë 25.06.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.S, banues në Melan.

Më datë 19.07.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.L, banues në Maqellarë.

Janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale:

Një automjet tip Benz me targa BZ 2269 A, 3 bidona plastik, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur nga autorët, kaçavida dhe aparat celular .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Dibër për veprat penale të “Vjedhjes”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Vjedhjes” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publike” të parashikuar nga nenet 134/2, 134/2-22 dhe 242 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-këshilltari i Trump synon revolucion të së djathtës në BE, si kundërpeshë ndaj Soros
Previous article Arrestohet 30-vjeçari nga Cërriku, dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij... (EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT