• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrezet e forta të diellit, dermatologët: Ja oraret kur nuk duhet të dilni në plazh
Home
Shëndet

Rrezet e forta të diellit, dermatologët: Ja oraret kur nuk duhet të dilni në plazh

22 July, 2018 k.autor Shëndet

Rrezet e forta të diellit në stinën e verës mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme të lëkurës.

Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qendrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

Ndërsa përsa i përket kremit kundra diellit, ai duhet të aplikohet mbi lëkurë një herë në dy orë dhe sa herë që dalim nga uji.

Dermatologia Loreta Kuneshka tregon: “Rrezet dëmtojnë lëkurën edhe bëjnë një plakje më të shpejtë të saj. Domëthënë, bëjnë që lëkura të dëmtohet, të thahet, të dehidratohet. Dhe kjo është shumë problem për femrat sepse sjell plakje të parakohshme të lëkurës”.

Dielli nuk shkakton vetëm dëmtim estetik të lëkurës, sipas dermatologes.

“Gjithashtu këto rreze janë kancerogjene sepse dëmtojnë strukturën e qelizave të lëkurës dhe mund të sjellin shfaqjen e kancerit të lëkurës, qoftë në një lëkurë normale, qoftë edhe në nishane ekzistuese. Mund të bëjnë që nga nishane normale ato mund të kthehen në nishane të dëmshme për lëkurën”, shpjegon dermatologia.

Lëkura më delikate është ajo e fëmijëve. Sipas mjekes, rrezet e diellit i zenë të vegjëlit edhe kur janë në çadër. Për këtë arsye, rekomandohet që ata të pushojnë buzë detit vetëm në orët e para të mëngjesit.(tch)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elvana Gjatës duket se i ka ardhur koha të bëhet "MAMI"! Shfaqet kudo me fëmijën në duar që... (FOTO)
Previous article SI E GRABITI "ANA" KARBURANTIN NË LEVAN/ Dëshmia e punonjësve: Sa parkoi makinën u lëshua… (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT