• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI I NDOTJES SË AJRIT/ ISHP: 12 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën i atribuohen…
Home
Shëndet

ALARMI I NDOTJES SË AJRIT/ ISHP: 12 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën i atribuohen…

21 July, 2018 g.autor Shëndet

Në ditën botërore të trurit, autoritetet shëndetësore ngrenë shqetësimin se 12 mln persona humbin jetën çdo vit në botë nga sëmundjet që i atribuohen ndotjes së ajrit. Sëmundjet më të shpeshta janë: ishemia cerebrale, sëmundjet kardiake dhe tumore të mushkërive.

Ndotja e ajrit, më të cilën përballen qytetet industriale dhe ato në zhvillim është një rrezik për një sërë sëmundjesh për banorët.

Në Shqipëri, problematikat e ndotjes së ajrit të konstatuara në raportet e mëparshme është Tirana, Elbasani dhe Fieri, ndërkohë që ISHP raporton referuar statistikave ndërkombëtare se vdekshmëria nga sëmundjet që i atribuohen ajrit të ndotur është 12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën.

Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insufiçenca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërive dhe kanceri.

Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje.

Krahas ajrit të ndotur në ambientet e punës (ekspozimi i personelit shëndetësor ndaj kimioterapisë)është rritur shqetësimi ndaj ajrit të ndotur edhe në natyrë (kontaminimi biologjik i sipërfaqeve ujore në botë).

Cilët janë ndotësit e ajrit?

Disa gazra, si dioksidi i karbonit dhe metani, që emetohen në mënyrë të natyrshme nga shpërbërja e plehrave organike. Shumica e përbërësve të ndotjes së ajrit krijohen nga njeriu.

Burimi kryesor i ndotjes ndodh si pasojë e përdorimit të gjerë të hidrokarbureve për prodhimin e energjisë për industrinë, transportin, kontrollin e temperaturave atmosferike (ngrohje dhe ftohje).

Aktivitete të tjera, të tilla si puna në agrokulturë, mbarështimi i gjësë së gjallë dhe shkatërrimi i pyjeve.

Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim për 188 vende ku vërtetohet se ajri i ndotur ndikon në 30 % të shkaqeve së ishemisë cerebrale.

Kjo sëmundje  renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona e kërkon me ngulm/ Willian tek Chelsea është më i rëndësishëm se Hazard
Previous article "BUMI" I ENERGJISË SË PRODHUAR NGA HIDROCENTRALET/ Austria përfituesja më e madhe nga Shqipëria. Pas vjen... (GRAFIKU)

g.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT