• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARE/ Thaçi dhe Vuçiç ritakohen në fillim të shtatorit
Home
Rajon

ZYRTARE/ Thaçi dhe Vuçiç ritakohen në fillim të shtatorit

21 July, 2018 k.autor Rajon

Dialogu mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federcia Mogherini, ka hyrë në fazën intensive. Gjatë verës Presidenti serb Aleksander Vuciç e Hashim Thaçi u takuan dy herë. Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Koçijanciq ka thënë se takimi i radhës në Bruksel do të realizohet në fillim të shtatorit.
Presidenti Thaçi gjatë kësaj jave udhëtoi në Bruksel e me vete kishte edhe liderët e tjerë institucionalë. Kur erdhi koha e takimit me Vuciçin, aty Thaçi hyri i vetëm.

Kocijanciq thotë se aty dy presidentët u morën vesh që takimi i radhës të jetë në fillim të shtatorit.

“Në takimin e fundit e Dialogut në Nivelin e Lartë, të cilin e drejtoi Përfaqësuesja e Lartë më 18 korrik, dy presidentët rishikuan progresin në marrëveshjet e deritanishme dhe u pajtuan që të ritakohen në fillim të shtatorit”, thuhet në përgjigjen e Kocijanciq dhënë Gazetës Express.

Takimet mes dy liderëve janë shpeshtuar, ndërsa palët dhe ndërkombëtarët kanë paralajmëruar një fazë intensive të dialogut deri në arritjen e një marrëveshjeje finale.

Pala kosovare edhe më tutje është larg një konsensusi të përgjithshëm dhe krijimin e një ekipi negciues gjithëpërfshirës, ndërsa rruga drejt dialogut po bëhet edhe më enigmatike.

Ka mjaftuar një deklaratë, ose më saktë një refuzim i ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për t’u deklaruar rreth mundësisë që ndarja e Kosovës të diskutohet në Bruksel, për të rikthyer pasigurinë në vend.

Nga ana tjetër Vuciq dhe Thaçi përsëritin dhe marrëveshja finale mund të jetë shumë e dhimbshme.

Opozita, që vazhdon ta refuzojë pjesëmarrjen në dialog me Thaçin kryenegociator, thotë se është Presidenti i vendit ai i cili mund ta vë Kosovën në situata që do të vinin në diskutim integritetin territorial të vendit.

Faza finale e dialogut ka nisur në dy raundet e fundit ndërmjet Presidentit Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksander Vucic.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti ishte nënshkruar vetëm prej palës kosovare derisa serbët kishin refuzuar duke i hapur kështu rrugë bombardimit 78 ditor të NATO’s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VINCENT TRIEST/ Si duhet ta lexojmë mbështetjen ndërkombëtare për ministrin Xhafaj?
Previous article Foshnja vdes 6 orë pas lindjes në maternitet, prerje cezariane për shkak të... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT