Goditja përmes gënjeshtrave është bëre tashmë nje sport i preferuar i PD. Pas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, që vazhdojne te trillojnë edhe kur u dalin zbuluar gënjeshtrat e tyre me fotografi qytetaresh dixhitalë, kjo valë ngazëllimi ka kapur dhe deputetët.
I fundit në radhë është ai i Elbasanit, Luçiano Boçi. Ky i fundit në një status në Fejsbuk ka sulmuar Kryeministrin, që sipas tij gënjen me videon e nxjerrë sot, për investimet në spitalin e Elbasanit. Normalisht një qytetar qe shikon fotografitë e nxjerra nga deputeti mund të mëdyshet.
Po si është e vërteta?
E vërteta është që Luçiano e ka menduar veten “Lucky” kur ka parë godinën. Dhe ka rendur të bëjë disa foto. Vetem se ka gjetur godinën e gabuar për të sulmuar. Ish Kirurgjia e Elbasanit është aktualisht nën rikonstruksion, në kuadër të një investimi të qeverisë shqiptare. Deputetit i është dashur të bëjë akrobaci për të kapur në objektivin e celularit të tij fasadën e prapme të godinës së ish kirurgjive, që është aktualisht para fillimit të ndërhyrjes rikonstruktuese procedura për të cilën ka përfunduar dhe pritet vetem nisja e punimeve për ta kthyer në një Spital të ri për Urgjencën dhe Patologjinë.
Nuk është çudi që Luçiano i qëndron marrëzisë së tij. Udhëheqesi shpirtëror i partisë së tij ka kohë që del bllof me fusha hashashi që ia dërgojnë nga jashtë Shqipërie për ta vënë në lojë, dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet kur i dalin genjeshtrat. Luçiano eshte vërtetë Lucky. Ka nga kush të mësojë./LEXO.AL


