• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INAGURIMI I BUSTIT TË ARBNORIT/ Pas komentit të ish-ministrit Manjani, reagon Balla: Ja kush e zgjodhi skulptorin
Home
Shqipëri

INAGURIMI I BUSTIT TË ARBNORIT/ Pas komentit të ish-ministrit Manjani, reagon Balla: Ja kush e zgjodhi skulptorin

20 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Grupit të Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me debatin për bustin e Pjetër Arbnorit duke treguar cili është skulptori dhe pse është zgjedhur ai. Ylli Manjani përmes një statusi sot në Facebook shprehej sot për bustin se ‘Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre’ thoshte ai, ndërsa akuzonte Ramën.

Çfarë busti?! E kanë shëmtuar figurën e Pjetër Arbnorit sa më ska! Vihen buste personash publikë e politikë në çdo parlament të botës, por përmendoret ruajnë besnikërisht tiparet reale të personit. Kjo përmendore e ka sakatuar imazhin e Pjetrit. Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre! Ky është përçudnimi i dytë, që Edi Rama bën në të njëjtin oborr. I pari ishte me përmendoren e Nolit, që e ngulën para Akademisë së Shkencave, por që ngjan si Bodybuilding e jo si Prift e udhëheqës shteti. Kjo e Pjetrit është fyerja e dytë, që vetëm Ed Rama mund ti bëjë histories. Nejse, të paktën Pjetrin e kanë ngjitur me një libër. Sipas të njëjtës logjikë, bustet e udhëheqësve të sotëm do jenë të fshehur në Hashash e Kulla… Shumë turp!

Balla reagoi duke thënë se autori është artisti shkodran Sadik Spahia, i cili ka plot vepra të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, ndër to spikat Monumenti i Dëshmorëve të 2 Prillit në Shkodër. Shefi i grupit të PS, shton se në vitin 2007, një vit pas ndarjes nga jeta të zotit Arbnori, Ministria e Kulturës hapi një konkurs për punimin e një busti për nder të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori, konkurs që shpalli si fitues pikërisht bocetin e skulptorit Sadik Spahia, para 11 vitesh.

Dje dhe sot pati disa reagime si pjesë e debatit të natyrshëm publik që pasoi ceremoninë e djeshme në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë për vendosjen e bustit të ish-Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, njeriut të urtë e të mençur Pjetër Arbnori, një iniciativë e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në bashkëpunim me familjen Arbnori dhe ish-deputetin Besnik Mustafaj.

Pjetër Arbnori do të mbetet figura e vetme e rëndësishme politike, që pasi vuajti personalisht 28 vite burg u shfaq si një politikan me nota të forta tolerance, po ashtu edhe me integritet të lartë moral.

Siç shkruante dje gazetari Mero Baze, mik i afërt i Pjetër Arbnorit: “Ai ishte një “antipart” i Sali Berishës brenda PD-së, një njeri që përfaqësonte historinë e persekucionit komunist në Shqipëri, tolerancën dhe etjen për demokraci e pluralizëm”.

Por nuk dua të hyj fare në debatin se pse partia e sotme e Pjetër Arbnorit nuk pati asnjë kontribut në këtë ceremoni që duhej të ishte zhvilluar shumë vite më parë, se pse këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk e votuan vendimin për vendosjen e bustit në oborrin e Kuvendit, apo tek historia qesharake e ftesave të ish-kolegëve demokratë të Arbnorit, të cilëve partia e sotme nuk u paska as numrat e telefonit e as adresat.

Por nga opozita erdhën edhe akuza. Një ndër to ishte edhe për cilësinë artistike të bustit. Madje për “shëmtinë” artistike të kësaj vepre një zë i opozitës akuzoi Kryeministrin Edi Rama. Se ç’lidhje ka Edi Rama këtu hajde gjeje. Për publikun, jo për opozitën, duhet sqaruar se autori është një artist shkodran Sadik Spahia, i cili ka plot vepra të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, ndër to spikat Monumenti i Dëshmorëve të 2 Prillit në Shkodër dhe që ka sqaruar vetë frymëzimin e tij artistik në punimin e kësaj vepre.

Pse u zgjodh ky artist dhe kush e zgjodhi? Në vitin 2007, një vit pas ndarjes nga jeta të zotit Arbnori, Ministria e Kulturës hapi një konkurs për punimin e një busti për nder të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori, konkurs që shpalli si fitues pikërisht bocetin e skulptorit Sadik Spahia. Pra, para 11 vitesh. Por busti nuk u vendos dot për 11 vite. Pse nuk u vendos, pse u la në harresë?! Nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati. E rëndësishme është se busti u bë dhe u vendos më 19 Korrik 2018.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IA VODHI LEKËT "SY PËR SY"/ 29-vjeçari shkon i tmerruar në Polici: Ai që mi mori ishte...
Previous article NUK GODITI ASNJËHERË PORTËN/ Giroud rrëfen talljet dhe xhelozinë që i shkaktonte Ozil

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT