Një 29-vjeçar ka deklaruar në Polici se është grabitur në mes të rrugës nga një shtetas shqiptar, banues në kryeqytet me moshë 32-vjeç por i paidentifikuar akoma nga blutë e Tiranës.
Policia ndërkohë ka marrë masat për gjetjen e grabitësit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.O., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit dhe kanosjes, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit H.T., vjeç 29, banues në Tiranë. Nenet 84 e 143 të Kodit Penal.


