Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se lejon me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimin e plotë të policisë.
Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimn e plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka kthyer Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin. Për tre vite me radhë, Rama gënjeu e manipuloi opinionin publik për të vërtetën e krimit, duke i dhënë këtij të fundit hapësirën për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën nga Rama për zgjedhjet. Krimi i organizuar është sot rreziku më i madh për destabilizimin e thellë të vendit. Lufta kundër krimit, duke nisur nga dekriminalizimi, duke pastruar strukturat e shtetit nga kriminelët është sot
Hapi i parë është largimi i Ramës nga kryeministër. Ai është pengesa kryesore për drejtësinë. Qëllimi i tij është mbajtja me cdo kusht e pushteti. Strategjia e tij: mbrojtja politike dhe shmangia nga drjetësia e bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë direkt në aktivitetin kriminal.
Dekonspirimi nga MB i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë fakte.
2. Kapja e sistemit të drejtësisë, me qëllimin për të garantuar se këto rogane s’do nxjerrin apra drejtësisë kokat e krimit dhe od mbyllin dosjet për Tahirin, Dakon.
“Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta, prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Rama. Ky që sulmoi prokurorët që kërkonin arrestimin e Tahirit. Miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të emërojnë kryeprokurorin, pasi do të thoshte fund i hetimeve për Tahirin, Dakon e etj. Ne nuk do ta lejojmë. Bie në konflikt me frymën e Reformës në Drejtësi, madje absurdi është që edhe Tahiri të votojë, dhe ky prokuror të nxjerrë Tahirin para drejtësisë. Me të gjitha format nuk do të lejojmë emërimin e Kryeprokurorit nga Rama”, shtoi Basha.
Tashmë është e qartë për të gjithë botën se, me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit. Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë. Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe.
Posted by Lulzim Basha on Thursday, November 23, 2017


