Rovena Gashi, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, duhet të dilte sot në seancës e Vettingut, sipas datës e kalendarit që kanë ndjekur të gjithë prokurorët e gjyqtarët para saj.
Por ajo e ka bojkotuar këtë të fundit me anë të një letre duke pretenduar se Komisioni I pavararur i Kualifikimit, ka kryer shkelje ndaj saj dhe se vendimi për atë është marr 8 muaj më parë.
Në analizën e pasurisë së saj, u vu re se disa apartamente të prokurores nuk përputheshin me cmimin që supozohej të ishin blerë. Gashi ka deklaruar se këto ia ka dhuruar i ati.
AlpeNews.al në pranverën e këtij viti bëri zbulimin e bujshëm të këtyre pronave.
Lajmi:
Prapa një fasade modeste në dukje, pamjet me dron nga Alpenews.al zbulojne se prona e padeklaruar e Rovena Gashit është një super magazinë me mijëra e mijëra metra katrorë. Në të zhvillohet aktivitetin e biznesit firma italiane “Lovers Albania” në fushën e fasonerisë.
Pas botimit dje të fotove ekskluzive të njërës prej 16 pronave kryesore të padeklaruara të Rovena Gashit, ish Drejtoreshsës së Marrdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës kur ainstitucioni drejtohej nga Adriatik Llalla, sot vijnë të tjera pamje. Janë foto të bëra me dron që zbulojnë atë që fotot e bëra nga toka që po botojmë sërisht sot këtu, nuk e tregojnë. Siç shihet bëhet fjalë për një superpronë, një superkapanon prej mijëra metrash katrorë që ndodhet në lagjen Nr. 14 në qytetin e Durrësit, në të cilin një kompani italiane e cila e ka marë me qera, zhvillon aktivitet në fushën e fasonerisë duke qenë një ndër aktorët kryesorë të tregut në Shqipëri,
Kjo godinë dy katëshe, bashkë me një pallat të tërë në plazhin e Durrësit, 14 apartamentet në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe një objekt tjetër të ngjashëm me këtë në foto, përbëjnë disa nga pronat e padeklaruara nga Rovena Gashi as në deklaratën e saj të pasurisë që dorëzohet çdo vit në ILDKPI dhe as në formularët për efekt vettingu të cilat i kanë plotësuar të 800 prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë. Këto pasuri të padeklaruara nga krahu i djathtë i Adriatik Llallës, u vlerësuan parprakisht në mbi 2 milionë euro dhe për to ka nisur procedura e konfiskimit.
Adriatik Llalla është prej tre javësh zyrtarisht nën hetim për 4 vepra të rënda penale, si pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie si dhe për nxjerrjen e shumave të mëdha të parave jashtë Shqipërisë. Vetë Llalla sëfundi ka pranuar se ka bërë transaksione duke blerë mbi 25 mijë metra katrorë toka me të cilat do të ndërtojë një fermë model kryesisht me vreshta dhe më pas me kantinë verërash, e ku pranë ka edhe kuaj dhe një hipodrom, në një fshat shumë pranë Tiranës që quhet Qeha Shytaj.
Kjo magazinë ashtu si edhe 15 prona të padeklaruara të Rovena Gashit u zbuluan pas një investigimi të Alpenews.al nëpërmjet 16 kontratave të librezave të energjisë elektrike që ndodhen në sistemin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHE) në emër të babait të saj Nuredin Gashi, 63 vjeç që figuron si i papunë që nga viti 1992.









