Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar. Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin korrik në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018. Shqipëria, vendi që kuzohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.
Përveç forës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.
Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe yjërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe. Nga ana tjetër, 300 ditë diell fasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri, e mbyll artikullin “TravelNews”.


