• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAMERA E FSHEHTË/ Vajzat i kërkonin kontrata në televizion, Berlusconi i fton të… (VIDEO)
Home
Nderkombetare

KAMERA E FSHEHTË/ Vajzat i kërkonin kontrata në televizion, Berlusconi i fton të… (VIDEO)

20 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Eshte publikuar së fundi një video të ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconi, në të cilën disa vajza i kërkojnë atij favore për të qenë pjesë e televizionit.

“Unë jam president për asgjë në Mediaset. Jam jashtë Mediaset prej 18 vitesh”, këto janë fjalët e Berlusconit të regjistruara në mënyrë të fshehtë nga një vajzë qëka qenë pjesë e festave të tij në vitin 2011.

Në videon e publikuar nga Ansa, dëgjohen shumë zëra vajzash, kërkesave e të cilave është një kontratë në televizion, që siç duket kërkojnë që ta marrin me çdo kusht.

“Ishullin” nuk e bëri… edhe filmin që duhet të bëja me Massimo Boldi ia dhe asaj” – thotë njëra nga vajzat. Berlusconi i përgjigjet: “Nuk ia dhashë unë”.

Një tjetër vajzë e re, me shumë mundësi Marysthell Polanco thotë: “Unë një kontratë dua dhe kaq mjafton “papi”. Është ajo që me nevojitet… ti je kryeministri i Italisë, pronar i Mediaset”. Ai ia kthen: “E ke parë çfarë po më bëjnë? Kryeministrit të Italisë…”

“E kanë tentuar të gjitha. Vetëm unë mund të kem forcën për tu rezistuar situatave të tilla”. Berluskoni pranon se vajzat e reja në vilën Arcore kanë tentuar në vazhdimësi të hyjnë në jetën politike, mediatike, drejtësi, pasuri madje dhe në marrëdhënie fizike.

“Më kanë vënë përballë 3 gjykatës komunistë. Tashmë kam zbuluar se 2 prej tyre shkruanin për “Lotta Continua” ku kanë bërë fjalime për të falimentuar” – thotë Berluskoni një fjali duke iu referuar procesit gjyqësor në gjykatën e Apelit të Milanos në korrik 2011 që e kishte dënuar kompaninë e tij Fininvest me 540 milionë. Më pas shton: “Kanë provuar gjithçka, por unë kam rezistuar pa u lëkundur”, shkruan Lapsi.

“Bëj diçka. Thuaji djalit tënd në Mediaset, thuaji diçka që të bëjë një bamirësi edhe pse na urren… nëse thotë nesër “dua atë vajzën të bëjë këtë program”. Janë fjalët e Marysthell Polanco, njëra nga vajzat e ftuara shpesh në vilën Arcore. Ajo bën kërkesa të vazhdueshme për të hyrë në botën e televizionit. Silvio Berlusconi i shtrirë në divan dëgjon dhe ndoshta në vëmendje i vjen skandali “Ruby”.

Siç duket nga filmimi ai mundohet tu shpjegojë vajzave se nga marrëdhënia me të janë të njollosura. “Unë jam, ai që jam goditur më shumë sepse pas një jete të kaluar me punë më kanë shkatërruar imazhin në botë. Sepse tashmë jam ai i “bunga bunga”. Gjithçka kam bërë si ekonomist, si politikan, madje kam shmangur edhe një luftë mes Rusisë dhe Gjeorgjisë” – e mbyll Berluskoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk flini gjumë mjaftueshëm? Zbuloni dëmet e pariparueshme në shikim
Previous article PEZULLIM NGA DETYRA DHE FSHEHJE PASURIE/ Nis seanca dëgjimore për Rovena Gashin

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT