Një 31-vjeçar ka përfunduar në Polici pasi ka përplasur një të moshuar me mjetin e tij motor tip “Yinxiang”.
Dyshohet se pas aksidentit 31-vjeçari është larguar nga vendngjarja.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hasan Alla”, duke drejtuar motorin tip “Yinxiang”, ka përplasur biçiklistin M.M., vjeç 78, banues në Tiranë, i cili pasi mori ndihmën mjekësore doli nga spitali. Neni 290 i Kodit Penal.


