Goditet dhe dhunohet nga dy persona ende të paidentifikuar avokati Ilia Ilia. Ngjarja ka ndodhur para prokurorise se Durresit, në rrethana që ende presin të sqarohen. Gazetari i Panorama bën me dije se avokati dyshon se dy personat kane ardhur ne emer te prokurotit Arjan Ndoji.
Dy avokatët kishin nje debat ne sallen e gjyqit diten e djeshme. “Pas debatit ai me kercenoi. Pasi te mjekohem po shkoj ne polici te bej denoncimin”- ka thënë avokati.
Pyetur nese i njeh personat qe e rrahen ai jep kete pergjigje: Nuk i njihja personat, ata me thane “ti je Ilia Ilia?”, pasi u thashe po, ata me qelluan”.
Ilia ilia avokat i njohur, ka pasur ceshtje te rëndësishme, ka mbrojtur grupin e Shijakut dhe ka qenë edhe avokat i Lul Berishes.



