• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Media belge “ndryshojnë” rrjedhën e HETIMIT: Safet Rustemi KRIMINELI që fshihet në Shkodër dhe “lidhja” me VRASJEN E ÇIFTIT
Home
Breaking News

Media belge “ndryshojnë” rrjedhën e HETIMIT: Safet Rustemi KRIMINELI që fshihet në Shkodër dhe “lidhja” me VRASJEN E ÇIFTIT

19 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në një artikull të medias belge “Le derniere heure” që mban datën 18 korrik përmendet emri i Safet Rustemit, i cili thuhet të jetë një nga kriminelët shqiptarë më të kërkuar në Belgjikë dhe që sipas tyre, dyshohet se fshihet pikërisht në Velipojë.

Ky person, siç thekson shkrimi është parë në Shkodër në tarracën e një klubi ditën kur në këtë qytet ndodhi vrasja e dyshifishtë e ish-efektivit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.

“Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”,- thekson shkrimi.

Ndër të tjera, qyteti i Shkodrës cilësohet ndryshe si një Palermo e re, ndërsa Velipoja e plazhet e saj siç thuhet në shkrim kontrollohen nga 5 familje mafioze. Sipas “Le derniere heure” Safet Rustemi shfrytëzon një plazh në Velipojë me kapacitete 620 shtretër dhe shezlongë.

Nga ana tjetër ai rezulton të jetë një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.

“Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë“,- theksohet në shkrim.

“5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.”-shkruhet për Rustemin.

Avokati i tij, Sven Mary nuk ka reaguar as pas interesimit të kësaj gazete. “Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë. Kontaktuam ta vinim në dijeni se klienti i tij është në Shkodër. Avokati i Safet Rustemit nuk ka pranuar të reagojë”, thuhet ndër të tjera në shkrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori brazilian lë Romën për ekipin e madh në Seria A
Previous article U DHUNUA SAPO DOLI NGA SEANCA/ Dalin PAMJET e plagëve që ka marrë avokati në Durrës

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv Aktualitet

PROTESTUESIT SULMOJNË ME GURË POLICINË/ Plagoset në kokë një efektiv

TENSIONET NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi

"FIKINI MAKINAT"/ Protestuesit përplasen me shoferët te “Rruga e Elbasanit”, ndërhyn policia Aktualitet

"FIKINI MAKINAT"/ Protestuesit përplasen me shoferët te “Rruga e Elbasanit”, ndërhyn policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT