Policia në Kolumbus, në shtetin e Ohajos në SHBA ka arrestuar pornostaren e famshme për historinë e saj dhe të Presidentit Donald Trump, Stormy Daniels (me emër të vërtetë Stephanie Clifford).
Clifford është kapur duke u bërë strip disa civilëve të cilët kishin shkuar të vërtetonin aktivitetin e saj në një lokal nate në Kolumbus. Pas pamjeve që tejçuan kamerat e policiëve të cilët i kishin instaluar në trup, atëherë ata kanë marrë vendimin e mënjëhershëm për ta arrestuar atë.
40-vjeçarja pornostare e famshme për historinë e saj të treguar me Presidentin Trump me të cilin kishte kaluar disa momente intime ka deklaruar se nuk ka qenë e vetëdijshme gjatë momenteve ku u ka bërë strip dy policëvë të infiltruar.
MOMENTET NGA PARABURGIMI
Kjo ka ndodhur për arsye se ne donim të vërtetonim aktivitetin e Clifford dhe lokalit ku ajo punonte, janë shprehur dy dedektivët të cilët kanë marrë pjesë në operacion.
Pamjet e 40-vjeçares çuditën të gjithë mediet botërore duke bërë madje edhe në ambjentet e paraburgimit strip pa asnjë problem.
/ALPENews.al